Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindi një “Enë” për kulturën në një mjedis urban

4
Foto: Facebook / @studiovoxpopuli

Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re për kulturën në mjedisin urban. Kutia e hapur, e cila të kujton një ekran televiziv, është përgjigja ndaj kulturës së ndryshme, të pavarur bullgare, e cila ende nuk është rikuperuar nga dëmet e COVID-19 në marrëdhëniet art-publik. Vendi quhet "Еnë" dhe është vepër e "Studios për Teatër Dokumentar Vox Populi" - një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët dhjetë vjet më parë e njohën publikun bullgar me zhanrin e teatrit dokumentar.

"Enë" nis nga ideja e një teatri që është i dukshëm dhe i takon njerëzit në trafikun e tyre në këmbë - të aksesueshëm, social, reaktiv. “E zgjodhëm Monumentin e Ushtrisë Sovjetike sepse nuk kemi frikë nga e kaluara e ndërlikuar, sepse e dimë që teatri lulëzon në një mjedis konflikti dhe ne besojmë në artin si një gjest shoqëror, si një akt humanitar, si flamuri më i pastër i paqes dhe i afërsisë mes njerëzve” – thonë krijuesit e saj. Në eterin e Radio Sofjes, themeluesja e Studios për Teatër Dokumentar dhe regjisorja Neda Sokollovska sqaroi se kjo do të jetë një skenë ku do të prezantohen produksione të pavarura, prioritet do t'u jepet veprave që kanë karakter dhe përkushtim shoqëror, të cilat janë të ndërlidhura me temat aktuale të rëndësishme sociale. “Por kukullat dhe shfaqjet për fëmijë janë prioritet për ne”, tha gjithashtu regjisorja.

Pavijoni skenik i VOX POPULI është realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes dhe është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Sofjes. Skena e jashtme do të ofrojë përmbajtje kulturore deri në fund të tetorit dhe programin e saj mund ta gjeni këtu.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @studiovoxpopuli 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Kisha

Kisha “Shën Nikollaj” e Kolju Fiçeto më në fund mori statusin e monumentit kulturor

Kisha "Shën Nikollaj" e mjeshtrit Kolju Fiçeto në Veliko Tërnovo mori statusin e monumentit të kulturës me rëndësi kombëtare, raportoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova nga Veliko Tërnovo. Në këtë mënyrë do të gjenden dy milionë eurot e..

botuar më 24-03-29 6.44.MD

U dhanë çmimet vjetore teatrore “Ikarus”

Në Ditën Botërore të Teatrit - 27 mars, në një ceremoni në Teatrin Popullor "Ivan Vazov", u dhanë për të 50-tën herë çmimet e artit skenik "Ikarus". "Haga" u shpërblye për performancën më të mirë. Krijuar nga autorja ukrainase Sasha Denisova dhe..

botuar më 24-03-28 9.31.PD

"Nga gazeta në muze" - karikaturat nga socializmi, të mbledhura në një ekspozitë

Një përpjekje për të rikthyer zhanrin e karikaturave në kushtet e sistemit totalitar të qeverisjes në Bullgari midis viteve 1944 dhe 1989 po bën ekspozita “Nga gazeta në muze”, e cila për të pestin muaj tashmë po tërheq vizitorët në Muzeun e Artit nga..

botuar më 24-03-23 9.30.PD