Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindi një “Enë” për kulturën në një mjedis urban

4
Foto: Facebook / @studiovoxpopuli

Pranë një prej monumenteve më të diskutuara nga shoqëria jonë gjatë muajve të fundit - atij të Ushtrisë Sovjetike në Sofje, u hap një hapësirë e re për kulturën në mjedisin urban. Kutia e hapur, e cila të kujton një ekran televiziv, është përgjigja ndaj kulturës së ndryshme, të pavarur bullgare, e cila ende nuk është rikuperuar nga dëmet e COVID-19 në marrëdhëniet art-publik. Vendi quhet "Еnë" dhe është vepër e "Studios për Teatër Dokumentar Vox Populi" - një grup njerëzish me mendje të njëjtë, të cilët dhjetë vjet më parë e njohën publikun bullgar me zhanrin e teatrit dokumentar.

"Enë" nis nga ideja e një teatri që është i dukshëm dhe i takon njerëzit në trafikun e tyre në këmbë - të aksesueshëm, social, reaktiv. “E zgjodhëm Monumentin e Ushtrisë Sovjetike sepse nuk kemi frikë nga e kaluara e ndërlikuar, sepse e dimë që teatri lulëzon në një mjedis konflikti dhe ne besojmë në artin si një gjest shoqëror, si një akt humanitar, si flamuri më i pastër i paqes dhe i afërsisë mes njerëzve” – thonë krijuesit e saj. Në eterin e Radio Sofjes, themeluesja e Studios për Teatër Dokumentar dhe regjisorja Neda Sokollovska sqaroi se kjo do të jetë një skenë ku do të prezantohen produksione të pavarura, prioritet do t'u jepet veprave që kanë karakter dhe përkushtim shoqëror, të cilat janë të ndërlidhura me temat aktuale të rëndësishme sociale. “Por kukullat dhe shfaqjet për fëmijë janë prioritet për ne”, tha gjithashtu regjisorja.

Pavijoni skenik i VOX POPULI është realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes dhe është pjesë e Kalendarit të Ngjarjeve Kulturore të Sofjes. Skena e jashtme do të ofrojë përmbajtje kulturore deri në fund të tetorit dhe programin e saj mund ta gjeni këtu.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / @studiovoxpopuli 

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Studiuesit e gjuhës bullgare mblidhen sot në një forum për alfabetin cirilik

Nënpresidentja Ilijana Jotova organizon një forum ndërkombëtar mbi alfabetin cirilik të quajtur "Ne gjithashtu i dhamë diçka botës". Sot, më 7 nëntor, në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje do të mblidhen studiues të njohur bullgarë nga..

botuar më 22-11-07 12.02.MD

Ekspozita e parë e vizatimeve të fëmijëve “Këmisha ime e qëndisur bullgare” në Romë

Në Ditën e Iluministëve Popullor, 1 Nëntor, në kryeqytetin italian hapet ekspozita e parë me vepra të pjesëmarrësve në Konkursin Ndërkombëtar “Këmisha ime e qëndisur bullgare”. Organizatorë janë Instituti Kulturor Bullgar në Romë dhe Asociacioni..

botuar më 22-11-01 10.13.PD
Teodor Ushev

Animatori Teodor Ushev – ambasador i së mirës

Përrallat janë mënyra e parë në të cilën një fëmijë njihet me botën përreth dhe fillon të dallojë të mirën nga e keqja, të bukurën nga e shëmtuara, të drejtën nga   e gabuara. Kur rritemi, këto “përralla” na përcillen përmes historive personale të..

botuar më 22-10-28 7.15.PD