Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë Nënën e Zotit

Foto: BGNES

Fjetja e Hyjlindëses, e quajtur ndryshe edhe Nëna e Madhe e Zotit, është një nga festat më të mëdha verore, të cilën Kisha jonë e kremton gjithmonë më 15 gusht (28 gusht, sipas stilit të vjetër). Festa e ka origjinën në Kishën e Jerusalemit dhe është një nga kremtet më të lashta, kushtuar Nënës së Zotit. Në ikonat, si dhe në liturgjinë festive në kishat tona ortodokse kushtuara Hyjlindëses, lavdërimi i Virgjëreshës arrin kulmin e tij. Në fshatrat ku ka një kishë ose një manastir nën mbrojtjen e saj, kjo ditë është veçanërisht solemne dhe pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, sipas traditës, shenjtërohet kurban për shëndet dhe bekim, mbahen tubime të fshatit dhe mblidhen familjet.

Në këngët tona popullore, legjendat dhe besimet, Nëna e Zotit është një nënë e drejtë, e dashur, e mëshirshme edhe për mëkatarët. Ajo gjithmonë është pranë njerëzve, i mbron, i udhëzon, u jep shenja se si të veprojnë, në cilën rrugë të shkojnë, nga çfarë të kenë kujdes. Jo rastësisht në lutjet e tyre, bullgarët e vjetër e thërrasin me emrat më përkëdhelëse plotë dashuri dhe ngrohtësi, si për një nënë amtare. Ajo besohet të jetë mbrojtësja e amësisë, grave dhe fëmijëve të tyre. Kjo është arsyeja pse Fjetja e Hyjlindëses është kryesisht një festë për nuset e reja që nuk kanë mbetur shtatzënë.

Dhe duke qenë se dita i kushtohet Nënës së Zotit, gratë nuk merren me punët e shtëpisë. Ato që nuk kanë ende fëmijë sjellin në kishë dhe i vendosin nën ikonën e shenjtores peshqir, përparëse, çorape të bëra vetë, lule. Dhe në manastiret ku ruhet imazhi i saj i mrekullueshëm çudibërës, mbahen vigjilje nate dhe procesione liturgjike në shenjë respekti dhe adhurimi për fuqinë e saj ndërmjetësuese.

Kështu ndodh edhe në Manastirin “Fjetja e Shën Mërisë” në fshatin Iskrec në rrëzë të majës Gradishte në malin Stara Pllanina. Më shumë për të mund të mësoni nga botimi i Radio Bullgarisë “Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në fshatin Iskrec”.

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Më shumë nga rubrika

Nderojmë shenjtorin Andrea i cili predikonte fenë e krishterë në trojet e Bullgarisë së sotme

Shën Apostulli Andrea i Parëthirruri është   ndër shenjtorët më të respektuar në vendin tonë. Dita në të cilën e kremtojmë shenjtorin, 30 nëntor, është një festë e madhe kishtare dhe popullore. Sipas studiuesve, gjatë shekullit të parë apostulli..

botuar më 22-11-30 9.44.PD

Në familjen e krishterë fëmijët edukohen në dashuri ndaj Zotit

Për kishën tonë ortodokse, familja e krishterë është një tempull i vogël ku, nëpërmjet sakramentit të martesës, bekohet ngjizja, edukimi dhe mësimi i fëmijëve në fenë ortodokse. Në këtë familje të kishtare, burri dhe gruaja janë një e tërë dhe..

botuar më 22-11-21 6.15.PD

“Nesër fillon nga sot”

“Mos më premtoni asgjë për nesër, sot tashmë e vlerësoj çdo minutë... Dua një lule - një, por tani... Sepse e nesërmja fillon nga sot...”. Ky është një fragment nga kënga e njohur e viteve '90 të shekullit të kaluar "Nesër fillon nga sot". Rasti..

botuar më 22-11-10 9.43.PD