Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë Nënën e Zotit

Foto: BGNES

Fjetja e Hyjlindëses, e quajtur ndryshe edhe Nëna e Madhe e Zotit, është një nga festat më të mëdha verore, të cilën Kisha jonë e kremton gjithmonë më 15 gusht (28 gusht, sipas stilit të vjetër). Festa e ka origjinën në Kishën e Jerusalemit dhe është një nga kremtet më të lashta, kushtuar Nënës së Zotit. Në ikonat, si dhe në liturgjinë festive në kishat tona ortodokse kushtuara Hyjlindëses, lavdërimi i Virgjëreshës arrin kulmin e tij. Në fshatrat ku ka një kishë ose një manastir nën mbrojtjen e saj, kjo ditë është veçanërisht solemne dhe pas Liturgjisë së Shenjtë Hyjnore, sipas traditës, shenjtërohet kurban për shëndet dhe bekim, mbahen tubime të fshatit dhe mblidhen familjet.

Në këngët tona popullore, legjendat dhe besimet, Nëna e Zotit është një nënë e drejtë, e dashur, e mëshirshme edhe për mëkatarët. Ajo gjithmonë është pranë njerëzve, i mbron, i udhëzon, u jep shenja se si të veprojnë, në cilën rrugë të shkojnë, nga çfarë të kenë kujdes. Jo rastësisht në lutjet e tyre, bullgarët e vjetër e thërrasin me emrat më përkëdhelëse plotë dashuri dhe ngrohtësi, si për një nënë amtare. Ajo besohet të jetë mbrojtësja e amësisë, grave dhe fëmijëve të tyre. Kjo është arsyeja pse Fjetja e Hyjlindëses është kryesisht një festë për nuset e reja që nuk kanë mbetur shtatzënë.

Dhe duke qenë se dita i kushtohet Nënës së Zotit, gratë nuk merren me punët e shtëpisë. Ato që nuk kanë ende fëmijë sjellin në kishë dhe i vendosin nën ikonën e shenjtores peshqir, përparëse, çorape të bëra vetë, lule. Dhe në manastiret ku ruhet imazhi i saj i mrekullueshëm çudibërës, mbahen vigjilje nate dhe procesione liturgjike në shenjë respekti dhe adhurimi për fuqinë e saj ndërmjetësuese.

Kështu ndodh edhe në Manastirin “Fjetja e Shën Mërisë” në fshatin Iskrec në rrëzë të majës Gradishte në malin Stara Pllanina. Më shumë për të mund të mësoni nga botimi i Radio Bullgarisë “Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” në fshatin Iskrec”.

Përpilues: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES


Më shumë nga rubrika

Po feston linja me binarë të ngushtë në Rodopet

Çdo e diele e parë e shtatorit i kushtohet festimit të një kureshtjeje unike turistike në Bullgari - hekurudhës me binarë të ngushtë "Septemvri-Dobrinishte". Fillimi është vënë nga Shoqata Civile “Për linjën me binarë të ngushtë” dhe kryetari i saj..

botuar më 22-09-04 7.25.PD

Maja Shipka është sinonim i Bullgarisë dhe i lirisë

Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve. Në majën Stara..

botuar më 22-08-20 5.55.PD

Vëllazëria e Bardhë dhe Vallja e Diellit në Rilla

Qindra njerëz me veshje të bardha, të renditur në formën e një rrethi janë duke vallëzuar me shikim drejtuar diellit - këtë pamje të paharrueshme do ta shohë kushdo që viziton Shtatë Liqenet e Rillës në gusht. Rituali quhet “Paneuritmia” dhe përmes..

botuar më 22-08-19 8.30.PD