Shoqata civile BOEC dorëzoi Ministrisë së Energjetikës një kërkesë që Ministri në detyrë i Energjetikës Rosen Hristov të garantojë se nuk do të negociojë me “Gazprom” për furnizim me gaz. Sipas Georgi Georgiev nga shoqata, nuk ka garanci se edhe nëse nënshkruajmë kontratë të re me “Gazprom”, do të marrim gaz rregullisht. “Gazprom” nuk shet gaz, “Gazprom” shet varësinë”, komentoi ai. Nga Shoqata BOEC thanë gjithashtu se u është premtuar një takim me ministrin e energjetikës, por ai u fsheh. Me shirit me ngjyra, mbështetësit e organizatës shkruan simbolin e Rusisë - shkronjën “Z” - në dritaret e ministrisë. Gjatë protestës BOEC mblidhte edhe nënshkrime për shkarkimin e Presidentit Rumen Radev nga detyra.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që autoritetet e Maqedonisë së Veriut këtë herë të deklarojnë qartë se rasti me Hristijan Pendikov nuk është një skandal i brendshëm, por një krim urrejtjeje për shkak të një politike dhjetëvjeçare të rrënjosjes..
Në një bisedë telefonike kryeministri në detyrë Gëllëb Donev diskutoi me kolegun e tij maqedonas Dimitër Kovaçevski për nevojën e festimit paqësor dhe pa probleme të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit bullgar Goce Dellçev më 4 shkurt...
Të shtunën temperaturat do të jenë pothuajse pa ndryshim. Ato minimale do të jenë nga minus 3° deri në 2°, në Sofje - 2°, maksimumi do të jetë nga 0 deri në 5°, në kryeqytet - 2°. Në veri të Bullgarisë do të bjerë borë, në verilindje sasitë do të..