Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një organizatë joqeveritare kërkoi garanci se nuk do të negocijohet me “Gazprom”

Foto: BGNES

Shoqata civile BOEC dorëzoi Ministrisë së Energjetikës një kërkesë që Ministri në detyrë i Energjetikës Rosen Hristov të garantojë se nuk do të negociojë me “Gazprom” për furnizim me gaz. Sipas Georgi Georgiev nga shoqata, nuk ka garanci se edhe nëse nënshkruajmë kontratë të re me “Gazprom”, do të marrim gaz rregullisht. “Gazprom” nuk shet gaz, “Gazprom” shet varësinë”, komentoi ai. Nga Shoqata BOEC thanë gjithashtu se u është premtuar një takim me ministrin e energjetikës, por ai u fsheh. Me shirit me ngjyra, mbështetësit e organizatës shkruan simbolin e Rusisë - shkronjën “Z” - në dritaret e ministrisë. Gjatë protestës BOEC mblidhte edhe nënshkrime për shkarkimin e Presidentit Rumen Radev nga detyra.

Më shumë nga rubrika

E majta dhe “Bullgaria Demokratike” nuk do të mbështesin mandatin e GERB-SDS

Në kërkim të mbështetjes për formimin e qeverisë me mandatin e parë, kandidati për kryeministër nga GERB-SDS, Prof. Nikollaj Gabrovski, zhvilloi takimet e para me “Bullgarinë Demokratike” dhe BSP. Para dy formacioneve, ai deklaroi se e ka pranuar..

botuar më 22-12-08 2.53.MD

Lidhin pagën minimale me pagën mesatare

Shumica në parlament pranoi në lexim të parë që paga minimale të jetë jo më pak se 50 për qind e pagës mesatare bruto për vendin për periudhën 12 mujore para përcaktimit. Aktualisht, kjo do të thotë një shumë minimale prej 850 leva (425 euro)...

botuar më 22-12-08 12.21.MD

Komisioni i Mbrojtjes diskuton listën e armëve për Ukrainën

Në një mbledhje të mbyllur në Kuvendin Popullor, Komisioni i Mbrojtjes do të diskutojë vendimin për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë. Lista e ndihmave ushtarake është konfidenciale, por pak ditë më parë ministri i ekonomisë dhe industrisë..

botuar më 22-12-08 10.27.PD