Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një organizatë joqeveritare kërkoi garanci se nuk do të negocijohet me “Gazprom”

Foto: BGNES

Shoqata civile BOEC dorëzoi Ministrisë së Energjetikës një kërkesë që Ministri në detyrë i Energjetikës Rosen Hristov të garantojë se nuk do të negociojë me “Gazprom” për furnizim me gaz. Sipas Georgi Georgiev nga shoqata, nuk ka garanci se edhe nëse nënshkruajmë kontratë të re me “Gazprom”, do të marrim gaz rregullisht. “Gazprom” nuk shet gaz, “Gazprom” shet varësinë”, komentoi ai. Nga Shoqata BOEC thanë gjithashtu se u është premtuar një takim me ministrin e energjetikës, por ai u fsheh. Me shirit me ngjyra, mbështetësit e organizatës shkruan simbolin e Rusisë - shkronjën “Z” - në dritaret e ministrisë. Gjatë protestës BOEC mblidhte edhe nënshkrime për shkarkimin e Presidentit Rumen Radev nga detyra.

Më shumë nga rubrika

153 të sapo infektuar me koronavirus, pesë kanë vdekur

Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 153 raste me koronavirus nga 3161 testime të kryera. 5% e mostrave rezultuan pozitive. 62% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. Numri më i madh i..

botuar më 22-12-02 9.01.PD

Parashikimi i motit për 2 dhjetorin 2022

Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje rreth 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira. Në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore nuk do të ketë reshje, në lindje do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat..

botuar më 22-12-01 8.25.MD

Deputetët vendosën që zona elektorale “Jashtë shtetit” mbetet

Rajoni “Jashtë shtetit” ruhet në Kodin Zgjedhor. Këtë e votuan deputetët në lexim të dytë në parlament. Propozimi për formimin e një qendre votimi jashtë vendit me të paktën 100 kërkesa u hodh poshtë, numri i vjetër prej 40 kërkesash mbetet. Nuk u..

rinovuar më 22-12-01 6.38.MD