Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksident i rëndë në autostradën "Trakia" me një autobus serb

| rinovuar më 22-08-15 1.34.MD
Foto: Lidija Deliradeva/Facebook

Një autobus me regjistrim serb është rrotulluar në kilometrin 216 të autostradës "Trakia" (A-1) në drejtim të Sofjes pak pas orës 20:00 të ditës së diel më 14 gusht. Në autobus udhëtonin 49 persona - fëmijë dhe të rritur. Fëmijët janë pjesë e një grupi folklorik, pjesëmarrës në një festival në vendpushimin "Sllënçev Brjag".

Askush nuk ka vdekur, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Stara Zagorës. Në gjendje më të rëndë është vetëm një i moshuar, njoftoi MPB. Po zbardhen arsyet e ngjarjes. Versioni tani për tani është ose gabim i shoferit, ose mosfunksionim teknik i autobusit për shkak të derdhjes së karburantit dhe vajit të motorit në rrugë. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, ajo mbetet për t'u hetuar nga Shërbimi Hetimor Kombëtar.Shoferi i autobusit është ndaluar dhe ka nisur procedim paraprak.

Në vendin e aksidentit mbrëmë kanë mbërritur kryeprokurori Ivan Geshev dhe zëvendësi i tij Borisllav Sarafov, drejtor i Shërbimit Hetimor Kombëtar.

Ministri i Shëndetësisë nga qeveria e përkohshme Dr. Asen Mexhidiev, u tha gazetarëve sot se 14 persona - dy të rritur dhe 12 fëmijë - janë aktualisht në spitalin në Stara Zagora. Dy nga fëmijët janë në gjendje më të rëndë dhe janë transferuar në spitalin “Pirogov” për trajtim eventual kirurgjik. Të moshuarit janë mirë deri tani. Njëri, të cilit iu desh të amputohej njëri gjymtyrë, është në gjendje të qëndrueshme.

Pritet që ambulancat të transportojnë fëmijët dhe të rriturit që janë në gjendje të mirë në kufi, ku do të merren nga autoritetet serbe.

Ministri Mexhidiev falënderoi të gjithë mjekët për ndihmën e shpejtë dhe adekuate që u kanë ofruar të lënduarve, si dhe të gjithë qytetarët që kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre në vendin e aksidentit. Së bashku me Ministrin bullgar, pranë të plagosurve në spital erdhi edhe Ministri serb i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar, i cili falënderoi homologun bullgar për mbështetjen e dhënë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në Sofje 13°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës, vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në mbrëmje do të ketë reshje shiu në Bullgarinë Perëndimore...

botuar më 24-04-15 7.35.MD

“Lëvizja e Gjelbër” largohet nga PP-DB

Pas një konsultimi të gjerë me anëtarët e saj, partia “Lëvizja e Gjelbër” del nga koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” dhe do të paraqitet veçmas në zgjedhjet evropiane dhe ato të parakohshme parlamentare të 9 qershorit...

botuar më 24-04-15 6.16.MD

Presidenti: Modernizimi i ushtrisë nënkupton edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike

Procesi i modernizimit të Forcave të Armatosura nënkupton jo vetëm blerjen e pajisjeve moderne, por edhe zhvillimin e infrastrukturës kritike, duke përfshirë zbatimin e projekteve për rritjen e konektivitetit midis shteteve anëtare. Këtë e theksoi..

botuar më 24-04-15 5.12.MD