Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore

Foto: Rojters

Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s, njoftoi BTA duke cituar një deklaratë nga misioni i SHBA në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporozhies. Në një deklaratë të përbashkët, të gjitha vendet e BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Norvegjia, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe vende të tjera insistuan në tërheqjen e trupave ruse nga selia. Në deklaratë shënohet se kjo do të lejonte Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të kryente inspektimin e saj "në kohën e duhur dhe të sigurt". Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, Perëndimi po bën çmos për të mbajtur jashtë ekspertët ndërkombëtarë, ndërkohë që Moska bën përpjekjet e nevojshme për mbërritjen e tyre.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ka zmbrapsur me sukses ofensivën në pesë drejtime, dhe trupat ruse po vazhdojnë të bombardojnë zonat e populluara me tanke dhe artileri.

Sipas informacionit të agjencisë TASS, forcat ukrainase kanë granatuar një zonë të banuar të Energodar. Pala ruse deklaroi gjithashtu se ushtria ukrainase kagoditur objektivat civile në Doneck dhe Makeevka.

Në të njëjtën kohë, anija e parë e marrë me qira nga OKB-ja u nis nga porti ukrainas i Pivdenij me 23 mijë tonë grurë për në Etiopi. Deri më tani, pas përfundimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, gjithsej 16 anije me grurë janë larguar tashmë nga Ukraina. Mes tyre është edhe anija bullgare e mallrave “Rozhen”.


Më shumë nga rubrika

Tomisllav Donçev

Një qeveri me GERB-SDS do të ishte e vështirë, por jo e pamundur

Në lidhje me dorëzimin e ardhshëm të mandatit të parë ekspolorues forcës së parë politike në Kuvendin Popullor, GERB-SDS, nënkryetari i GERB-it, Tomisllav Donçev, bëri të ditur se partia e tij me siguri do të paraqesë një projekt-kabinet në Kuvendin..

botuar më 22-12-02 6.13.MD
Rafineria

Propozojnë që “Llukojll Neftohim” të vihet nën kontrollin e shtetit

Po shqyrtohet mundësia e kalimit të rafinerisë “Llukjll Neftohim Burgas” nën kontrollin e shtetit. Propozimi është i lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe vjen pasi u bë e ditur se qeveria italiane mori përsipër menaxhimin e rafinerisë së..

botuar më 22-12-02 5.48.MD

Parashikimi i motit për 3 dhjetorin

Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë natës do të jetë pothuajse e qetë dhe në shumë vende do të krijohet mjegull, ndërsa në disa zona të Bullgarisë Juglindore do të ketë ende reshje të dobëta shiu. Gjatë ditës moti..

botuar më 22-12-02 5.45.MD