Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore

Foto: Rojters

Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s, njoftoi BTA duke cituar një deklaratë nga misioni i SHBA në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporozhies. Në një deklaratë të përbashkët, të gjitha vendet e BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Norvegjia, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe vende të tjera insistuan në tërheqjen e trupave ruse nga selia. Në deklaratë shënohet se kjo do të lejonte Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të kryente inspektimin e saj "në kohën e duhur dhe të sigurt". Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, Perëndimi po bën çmos për të mbajtur jashtë ekspertët ndërkombëtarë, ndërkohë që Moska bën përpjekjet e nevojshme për mbërritjen e tyre.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ka zmbrapsur me sukses ofensivën në pesë drejtime, dhe trupat ruse po vazhdojnë të bombardojnë zonat e populluara me tanke dhe artileri.

Sipas informacionit të agjencisë TASS, forcat ukrainase kanë granatuar një zonë të banuar të Energodar. Pala ruse deklaroi gjithashtu se ushtria ukrainase kagoditur objektivat civile në Doneck dhe Makeevka.

Në të njëjtën kohë, anija e parë e marrë me qira nga OKB-ja u nis nga porti ukrainas i Pivdenij me 23 mijë tonë grurë për në Etiopi. Deri më tani, pas përfundimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, gjithsej 16 anije me grurë janë larguar tashmë nga Ukraina. Mes tyre është edhe anija bullgare e mallrave “Rozhen”.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria është në një skemë botërore për mashtrime me TVSH-në, zbuluar nga Prokuroria Evropiane

Prokuroria Evropiane zbuloi një skemë të gjerë të mashtrimeve me TVSH-në në të gjitha 22 vendet pjesëmarrëse në institucion. Mes tyre është Bullgaria, por edhe vende jashtë BE-së si Shqipëria, Kina, Serbia, Singapori, Zvicra, Turqia, Britania e Madhe..

botuar më 22-11-30 11.04.PD

NATO-ja deklaroi, se me luftën në Ukrainë Rusia minon rendin ndërkombëtar

Rusia mban përgjegjësinë e plotë për luftën në Ukrainë, e cila është nj shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe të parimeve të Statutit të OKB-së. Agresioni, duke përfshirë sulmet e qëndrueshme dhe të pandërgjegjshme ndaj infrastrukturës..

botuar më 22-11-30 10.27.PD

Gjashtë veta me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit

163 janë rastet e reja të Covid në vend në 24 orët e fundit. Më se 61 për qind e të sapoinvektuarve nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. 4.66 për qind e 3496 testeve të kryera rezultuan  pozitive. Numri i pacientëve të regjistruar aktiv janë..

botuar më 22-11-30 8.56.PD