Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

NATO-ja po forcon praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore

Foto: Rojters

Rreth 2 400 ushtarë amerikanë nga Divizioni 101 Ajror i SHBA do të vendosen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki për të mbrojtur kufirin lindor të NATO-s, njoftoi BTA duke cituar një deklaratë nga misioni i SHBA në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë, Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një aksidenti bërthamor në termocentralin bërthamor të Zaporozhies. Në një deklaratë të përbashkët, të gjitha vendet e BE-së, si dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Norvegjia, Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe vende të tjera insistuan në tërheqjen e trupave ruse nga selia. Në deklaratë shënohet se kjo do të lejonte Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të kryente inspektimin e saj "në kohën e duhur dhe të sigurt". Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, Perëndimi po bën çmos për të mbajtur jashtë ekspertët ndërkombëtarë, ndërkohë që Moska bën përpjekjet e nevojshme për mbërritjen e tyre.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, ushtria ka zmbrapsur me sukses ofensivën në pesë drejtime, dhe trupat ruse po vazhdojnë të bombardojnë zonat e populluara me tanke dhe artileri.

Sipas informacionit të agjencisë TASS, forcat ukrainase kanë granatuar një zonë të banuar të Energodar. Pala ruse deklaroi gjithashtu se ushtria ukrainase kagoditur objektivat civile në Doneck dhe Makeevka.

Në të njëjtën kohë, anija e parë e marrë me qira nga OKB-ja u nis nga porti ukrainas i Pivdenij me 23 mijë tonë grurë për në Etiopi. Deri më tani, pas përfundimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, gjithsej 16 anije me grurë janë larguar tashmë nga Ukraina. Mes tyre është edhe anija bullgare e mallrave “Rozhen”.


Më shumë nga rubrika

E shpallën mutafçiun Hristo Marinovin si një thesar të gjallë njerëzor

Mjeshtri mutafçi nga Gabrovo, Hristo Marinov, është shpallur një thesar i gjallë njerëzor. Ai do të futet në Listën Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Bullgarisë. Hristo Marinov është i vetmi mjeshtër muftafçi në Bullgari...

botuar më 22-12-08 6.02.MD
Presidenti Rumen Radev

Rumen Radev: Është jashtëzakonisht e palogjikshme që Bullgaria dhe Rumania të qëndrojnë jashtë Shengenit

Presidenti Rumen Radev e përkufizoi si "jashtëzakonisht të palogjikshme" që Bullgaria dhe Rumania të qëndrojnë jashtë zonës Shengen në kushtet e një krize në sferën e sigurisë, ekonomisë dhe sferës sociale. Kreu i shtetit e komentoi këtë temë pas..

botuar më 22-12-08 3.33.MD
Petër Todorov

Më shumë se 250 persona janë arrestuar në një operacion kundër shpërndarjes së drogës

Për të dytën ditë vijon aksioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër shpërndarjes së drogës në të gjithë vendin. Deri më tani janë arrestuar mbi 250 persona pas kontrollimit të qindra adresave, njoftoi kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov...

botuar më 22-12-08 2.56.MD