Vazhdojnë akuzat e ndërsjella midis Ukrainës dhe Rusisë për sulmet kundër centralit bërthamor “Zaporizhie”. Forcat ruse të vendosura atje po ofrojnë një armëpushim të përkohshëm, ndërsa Kievi ka bërë thirrje për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të pasojave të mundshme të një katastrofe në centralin më të madh bërthamor në Evropë. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres foli me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu për të rënë dakord për kushtet e sigurisë rreth centralit. Nga ana e saj, Moska tha se do të bënte atë që është e nevojshme për të lejuar specialistë nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike të vizitonin objektin, por paralajmëroi se një mision përmes Kievit do të ishte shumë i rrezikshëm. Zëdhënësi i organizatës botërore, Stephane Dujarric, tha se OKB-ja mund të sigurojë mbështetje logjistike dhe sigurie nëse Rusia dhe Ukraina bien dakord.
Në të njëjtën kohë, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se në Republikën e vetëshpallur Popullore të Doneckut tre nga pesë të huajt e kapur duke luftuar për forcat ukrainase mund të marrin dënimin me vdekje.Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..