Programi i ditës
Размер на шрифта
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hotelierët janë të stresuar nga situata e paqëndrueshme, inflacioni dhe mungesa e stafit

Foto: BGNES

Vlerësime dhe jehona kontradiktore vijnë nga bregu bullgar i Detit të Zi këtë verë.Industria turistike nuk është unanime në vlerësimin e saj për sezonin.Disa e cilësojnë si të dobët, ndërsa të tjerë janë të kënaqur, duke raportuar një rritje të ndjeshme të turistëve. Por, që të gjithë janë kategorikë - lufta në Ukrainë, pasiguria dhe inflacioni e bëjnë të pamundur çdo planifikim dhe nuk është e qartë nëse biznesi i tyre po bën fitim apo humbje për shkak të çmimeve galopante të tregut.

Sipas një sondazhi të Shoqatës Bullgare të Profesionistëve në Menaxhimin e Hoteleve (Bullgarian Association of Hotel Executives BAHE), në gjysmën e parë të këtij viti, një numër shumë i vogël hotelierësh mund të mburren me një rritje të të ardhurave më të larta se inflacioni. Në të njëjtën kohë, 43% prej tyre u detyruan të rrisin çmimet e shërbimeve të tyre nga 10 deri në 20%.

Veselin Nallbantov, nënkryetar i Shoqatës Bullgare të Hoteleve dhe Restoranteve (BHRA) dhe pronar i një hoteli në Sllënçev Brjag, pretendon se njerëzit janë "të shtangur e të shastisur nga kaosi me çmimet" dhe ky është një stres serioz për biznesin e tij. “Për shembull, në këtë moment  “Furnizimi me uji dhe kanalizimi- Burgas” ka rritur dy herë çmimin e ujit. Ata thonë se është me 60%, por në praktikë rritja është pothuajse 100%, të mos flasim për pasigurinë rreth gazit...”, sqaron hotelieri dhe shton:

“Tek unë pushojnë anglezë, rumunë, polakë, çekë, kemi dhe ndonjë gjerman. Më përpara punoja kryesisht me gjermanë, por tani nuk ka një sasi kaq të madhe. Rumunët dhe polakët kompensojnë mungesën e miqve nga Rusia, kurse rusët qenë klientë të shkëlqyer! Disa pohojnë se tek ne ka dhe ukrainas, por nuk ka të tillë. Ata janë në luftë. Në fakt lufta ndikon më tepër mbi industrinë tonë.”


Mungesa e personelit është një tendencë shqetësuese, e cila seriozisht u thellua në kohën e pandemisë. Nallbantov nuk është dakord se shkaku është pagimi i ulët:

“Vazhdimisht flitet se nuk paguajmë, kurse ne paguajmë shumë më tepër sesa mund të nxjerrim. Do tu bëj një llogari të vogël. Gjatë vitit 1989 “Sllënçev Brjag” ishte i zh