Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi perëndimor.
Ditën e enjte, 18 gusht, do të mbajë mot me diell, pas mesditës mbi Bullgarinë Lindore me vranësira. Vende, kryesisht në zonat verilindore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të lëvizin ndërmjet 33° dhe 38°, në Sofje rreth 33°.
Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, por pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende, kryesisht në bregdetin verior, do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 29° dhe 34°. Temperatura e ujit të detit është 25-27°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës mbi pjesën lindore të malit Stara Pllanina dhe Stranxha do të zhvillohen vranësira, në disa vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë rreth 26°, në 2000 metra - rreth 19°.
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 1° në Bullgarinë Perëndimore deri në 8-9° në Bullgarinë Lindore. Në Sofje do të jetë 0°. Mbetet me re. Reshje të dendura shiu do të bien në Bullgarinë Lindore dhe përgjatë lumit Danub. Në mbrëmje..
“Është koha që institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kundërshtojnë në mënyrë efektive dhunën dhe shprehjet verbale të urrejtjes ndaj bullgarëve. Kështu ka deklaruar presidenti Rumen Radev në një bisedë telefonike me Komisionerin për..
Deri në fund të vitit, metroja e kryeqytetit do të zgjerohet me nëntë kilometra, njoftoi kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit, Jordanka Fandëkova, në një konferencë në Universitetin e Arkitekturës, Ndërtimit dhe Gjeodezisë, kushtuar 25 vjetorit të..
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 20 raste të reja me Covid-19. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 2,74% e 728 testeve të..
Gjatë 24 orëve të fundit, një ndërtesë e vjetër banimi është shkatërruar nga një sulm me raketa në Harkov. Sipas guvernatorit rajonal Oleg Sinegubov,..
Hristijan Pendikov, i cili u sulmua dhe u rrah më 19 janar në Ohër, tashmë është në përmirësim, njoftoi Akademia Mjekësore Ushtarake. Për..