Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje 97% e të huajve në bregun jugor të Detit të Zi

Foto: BGNES

Numri i turistëve të huaj në bregdetin jugor të Detit të Zi është rritur me 97% krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Aeroportit në Burgas. Më e madhja - 60% - është rritja e pushuesve polakë. Grupet e organizuara nga Britania e Madhe kompensojnë mungesën e 300 000 turistëve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, tha drejtori i Aeroportit Georgi Çipillski. Sipas tij, sezoni turistik këtë vit do të zgjatet deri më 31 tetor, kur është planifikuar fluturimi i fundit çarter. Në fund të verës priten të ftuar kryesisht nga Polonia, Hungaria dhe Izraeli. 1.1 milion njerëz janë pasagjerët e shërbyer deri më tani në Aeroportin e Burgasit, tha gjithashtu drejtori i tij.

Më shumë nga rubrika

Po rritet interesi i turistëve të huaj për Bullgarinë

Vendi ynë po bëhet gjithnjë e më i njohur dhe i popullarizuar si destinacion, me perspektiva të mira për vitin 2023. Kjo u bë e qartë nga një sërë takimesh dypalëshe të ministrit të turizmit Ilin Dimitrov në kuadër të Samitit Global të Liderëve të..

botuar më 22-11-29 5.22.MD

Treni Sofje-Stamboll në renditjen e Lonely Planet për vitin 2023

Lonely Planet, lideri botëror në botimin e udhëzuesve të udhëtimit, ka përpiluar një listë të udhëtimeve më të mira që mund të bëjmë në vitin 2023. Publikimi ka renditur 30 atraksionet në renditjen e tij vjetore, e cila përfshin pesë kategori:..

botuar më 22-11-28 7.15.PD

Bansko dhe Borovec ofrojnë çmimet më të ulëta për sezonin e dimrit në Evropë

Bullgaria është zyrtarisht vendi më i lirë për ski në Evropë, sipas sondazhit të fundit të Post Office Travel Money, të cituar nga gazeta britanike Daily Mail. Borovec dhe Bansko janë dy vendpushimet më të mira, thekson Daily Mail. “Prisni..

botuar më 22-11-23 11.51.PD