Programi i ditës
Radioja Kombëtare Bullgare © 2022 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje 97% e të huajve në bregun jugor të Detit të Zi

Foto: BGNES

Numri i turistëve të huaj në bregdetin jugor të Detit të Zi është rritur me 97% krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Aeroportit në Burgas. Më e madhja - 60% - është rritja e pushuesve polakë. Grupet e organizuara nga Britania e Madhe kompensojnë mungesën e 300 000 turistëve nga Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia, tha drejtori i Aeroportit Georgi Çipillski. Sipas tij, sezoni turistik këtë vit do të zgjatet deri më 31 tetor, kur është planifikuar fluturimi i fundit çarter. Në fund të verës priten të ftuar kryesisht nga Polonia, Hungaria dhe Izraeli. 1.1 milion njerëz janë pasagjerët e shërbyer deri më tani në Aeroportin e Burgasit, tha gjithashtu drejtori i tij.

Më shumë nga rubrika

Varna është organizatore e forumit turistik Ekspo “Destinacioni Varna”

Një nga forumet më të rëndësishme turistike në kryeqytetin tonë detar mbahet këtë fundjavë – nga 7 deri më 9 tetor. Në ekspozitën Turizëm Ekspo “Destinacioni Varna” marrin pjesë më se 100 firma që ofrojnë produkte dhe shërbime në sferën e turizmit –..

botuar më 22-10-08 7.45.PD

Banja Minerale Qendrore në Bankja hap dyert pas restaurimit

Sot do të mbahen ditë të dyerve të hapura në ndërtesën e rinovuar të Banjës Minerale Qendrore që ndodhet në vendpushimin Bankja në afërsi të Sofjes. Të interesuarit do të mund të shikojnë objektin e rinovuar, i cili është gati të hapë dyert...

botuar më 22-09-29 6.00.PD

Një shpellë pranë qytetit Svoge është më e gjata në Bullgari

“Kollkina Dupka” është shpella më e gjatë në Bullgari me 19 164 m galeri nëntokësore. Deri më tani, shpella më e gjatë në vend konsiderohej “Duhllata” në malin Vitosha afër fshatit Bosnek , me galeri prej 18 200 m. Këtë e njoftuan për BTA..

botuar më 22-09-27 11.36.PD