Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e Panagjurishtes është e ndërthurur me një fije të artë – nga kohërat e lashta deri në ditët e sotme

Qyteti piktoresk malor i Panagjurishtes është i famshëm për historinë e tij të pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme kulturore dhe historike. Përveç rilindësve të famshëm dhe heronjve të Kryengritjes së Prillit, emri i qytetit është i lidhur me thesarin e artë trak të zbuluar këtu në vitet 1960. Punimi i secilës prej enëve të arit dëshmon se në këto vende kanë jetuar argjendarë të shkëlqyeshëm, të cilët e kanë zotëruar përsosmërinë e përpunimit të metaleve të çmuara. Objektet e arit të gjetura nga arkeologët janë kryevepra të vërteta me formën e tyre unike dhe zbukurimet e pasura.

Në këtë zonë janë zbuluar edhe zbukurime të periudhës së shtetit të parë bullgar (nga viti 681 deri në vitin 1018). Bëhet fjalë për unaza dhe byzylykë, të cilët dëshmojnë gjithashtu se në këto troje që në mesjetën e hershme janë përpunuar metale të çmuara për zbukurim dhe si rezultat i gjithë kësaj u krijua Shkolla e Argjendarëve e Panagjurishtes. Për fat të keq, sot përfaqësuesit e saj të fundit janë në moshë të shtyrë, ndërsa pasardhësit e tyre janë larguar nga zanati i prindërve të tyre.

Përveç bizhuterive, argjendarët e Panagjurishtes kanë bërë vegla kishtare dhe shumë stoli e sende shtëpiake. Një seksion i veçantë i Muzeut Historik në qytet paraqet një koleksion të pasur prej shembujsh tipikë të shkollës lokale të argjendarisë. Këto janë kryesisht zbukurime prej ari, argjendi dhe të praruara, me perla të ngulitura dhe gurë të çmuar. Ato kanë qenë pjesë e veshjeve të zonjave, veçanërisht të përfaqësueseve të familjeve më të pasura.


Ekspozita tematike "Shkolla e Argjendarisë e Panagjurishtes” ndodhet në Shtëpinë e Xhunovit, e ndërtuar në stilin e Rilindjes në vitin 1893. Jo rastësisht Muzeu Historik në qytet i kushton kaq shumë rëndësi argjendarisë. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen e përgjithshme ekonomike dhe kulturore në Panagjurishtes në shekullin e 19-të.

"Ekspozita paraqet krijimin dhe zhvillimin e Shkollës së Argjendarisë së Panagjurishtes” dhe teknikat e prodhimit të përdorura prej saj. Ornamentet e ekspozuara në ekspozitë flasin për formimin e një shkolle popullore me një stil origjinal dhe frymë demokratike”, thotë Irina Boteva, kryekuratore e Muzeut Historik në Panagjurishte.

“Kjo shkollë argjendarie në qytet filloi të ekzistojë që në shekullin e 18-të - ishte e nevojshme sepse gratë e Panagjurishtes ishin të stolisura mirë. Pamja e grave ka dëshmuar për mirëqenien e familjes, prandaj gruaja duhej të ishte e bukur. Por argjendarët e Panagjurishtes bënin gjithashtu shumë vegla kishtare dhe kryqe për kishat lokale.”

Dokumentet e ruajtura dëshmojnë se para Kryengritjes së Prillit (1876), në Panagjurishte kishte 23 punishte argjendarie dhe popullsia në atë kohë ishte rreth 10 000 banorë - të qytetit dhe të fshatrave përreth.

“Këto 23 punëtori kishin edhe veçoritë e veta dalluese me të cilat i bënin produktet e tyre”, shpjegon Irina Boteva.

“Për shembull, argjendarët vendas e përdornin shumë filigranin si teknologji – ai është i pranishëm pothuajse kudo në bizhuteritë e tyre. Ne kemi treguar në ekspozitën tonë jo vetëm stolitë, por edhe pjesë të veshjeve të Panagjurishtes na epoka e Rilindjes. Për shembull, rripat e grave me paftat këtu janë kryesisht prej filigrani.

Ato janë prej argjendi, por nuk mungojnë edhe ato të praruara dhe me elemente prej sedefi. Ajo që bënin duart e shkathëta të argjendarëve të Panagjurishtes vazhdoi edhe në shekullin e 20-të, sepse familjet e argjendarëve të Panagjurishtes punuan deri në fund të viteve 80 dhe 90 të shekullit të 20. Fatkeqësisht, nuk ka më pasardhës të argjendarëve për të punuar në qytet. Edhe pse ka ende përfaqësues të familjes Zllatarevi, ata nuk janë më të përfshirë në këtë zanat. Por fakti që thesari i arit i Panagjurishtes u zbulua në tokat tona, si dhe thesari i argjendit i Panagjurishtes, do të thotë se metalet e çmuara janë përpunuar këtu që në kohët e lashta”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: EPA/BGNES, Gergana Mançeva, Facebook/@museumpan1876




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD

Shenjtëria e tij Patriarku Bullgar Neofit u largua nga ne

Pas një sëmundjeje të gjatë, në moshën 78-vjeçare u largua nga ne Shenjtëria e Tij Patriarku Bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Neofit. Pak para mesnatës, më 13 mars, në një deklaratë zyrtare, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare njoftoi se..

botuar më 24-03-14 9.22.PD