Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 20 gushtin

Mot i nxehtë me reshje shiu vende-vende

Foto: EPA/BGNES

Gjatë natës do të jetë i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Të shtunën (20 gusht) do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në orët e pasdites në zonat perëndimore do të fillojnë të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata. Reshje më të theksuara, të shoqëruara me shtrëngata, do të ketë natën e së dielës. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32° dhe 37°, në Sofje rreth 32°.

Në zonat malore do të jetë kryesisht me diell, por pasdite mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë reshje të shkurtra me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga juglindja. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 27°, në 2000 m - rreth 20°.

Mbi Detin e Zi moti do të jetë me diell me erë. Temperatura maksimale do të lëvizë ndërmjet 29° dhe 31°, kurse ajo e ujit të detit - 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Petkov

PP-DB kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

“Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) paraqiti në sekretariatin e Kuvendit Popullor kërkesë për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Rosen Zheljazkov. Dokumenti u nënshkrua edhe nga deputetë të "BSP për Bullgarinë". “Në..

botuar më 24-04-25 8.32.PD

Ngjarje festive për Ditën e Trimërisë në garnizonet në vend

Ushtarakët nga garnizonet e ndryshme të vendit do të organizojnë veprimtari festive në datat 25, 26, 29, 30 prill dhe 2 maj me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare. Qytetarët do të mund të njihen me pajisjet dhe..

botuar më 24-04-25 6.15.PD

Parashikimi i motit për 15 prillin

Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°, në Sofje 7°. Temperaturat maksimale do të jenë..

botuar më 24-04-24 7.30.MD