Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Toma dhe Jana Rafaillova – “Pa biletë”, por në klasin e parë

Foto: Facebook/toma.zdravkov

“Ëndërroj të kem një valixhe me dritë, me të do të udhëtoj lehtë nëpër botë...” Ky është pjesë e tekstit të këngës “Pa biletë”. Mund të thuhet se ky është një projekt familjar. Muzika është e Simeon Rafaillovit - baterist dhe kompozitor, e njohim nga grupet rock "Efekti i kundërt" dhe "Defekti i fabrikës". Teksti është nga motra e tij Leni Rafaillova, autore e romanit për fëmijë "Mrekullitë e fshesës". Historia magjike-reale e treguar aty frymëzoi krijimin e këngës. Interpretimi i mrekullueshëm është i Toma Zdravkov (fitues i sezonit të dytë të Music Idol në Bullgari) dhe i Jana Rafaillovës (vajza e Simeonit).

ˮ…pa biletë të klasit të parë na rezervuan yjet... Mjafton që je këtu pranë meje. ... Nuk mund të fluturoj vetë - më duhen krahë të sigurt për të fluturuar”, këndojnë Toma dhe Jana.

Kënga dhe videoja shoqëruese e filmuar nga Azad Agasjan janë realizuar me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën Botërore të Radios – Miro dhe kënga e tij “Radio On”

Ditën Botërore të Radios e shënojmë me një këngë të interpretuesit Mirosllav Kostadinov, të cilin të gjithë e njohim si Miro - një nga këngëtarët më të njohur dhe më të dashur bullgar. "Nëse nesër nuk ka sot" Vetë  ai thotë se radio..

botuar më 24-02-13 2.10.MD

"Njëqind vjet" dhe grupi në zë D2

Fillimi i mijëvjeçarit të ri u shënua me një vrull të ri në muzikën moderne bullgare. Ndër grupet ikonike të asaj kohe është D2 - me këngë që janë aktuale edhe më sot. Një prej tyre është "Njëqind vjet" nga albumi i grupit "2002". Një nga..

botuar më 24-02-12 8.15.PD

Kënga më e re e poetes dhe kompozitore Biljana Angellova

Biljana Angellova është një poete dhe kompozitore, gjë që e vendos atë në mesin e autorëve të paktë bashkëkohorë që shkruajnë tekste dhe muzikë këngësh për disa prej interpretuesve tanë më të njohur dhe më të dashur. E saja është muzika dhe teksti i..

botuar më 24-02-09 2.50.MD