Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

Foto: intelligent-music.com

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.

Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:

Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.

Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.

Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.

Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Shfaqja “Unë jam Pirini” nderon Prof. Kirill Stefanov

Ansambli “Pirin” – Bllagoevgrad përgatiti një koncert me titull “Unë jam Pirini” për nder të 90 vjetorit të lindjes së kompozitorit të shquar, dirigjent dhe udhëheqës shumëvjeçar të ansamblit Prof. Kirill Stefanov. Shfaqja do të mbahet në..

botuar më 23-03-28 10.56.PD

Ju prezantojmë "Sonjo, o moj bir" në interpretim të Bojka Prisadovës, fituesen e “Oskarit folklorik” në Evropë

Çdo udhëtim nëpër malet Rodope është i paharrueshëm - do t'ju thonë ata që dikur kanë shijuar aromën e pyjeve me pisha dhe të livadheve të harlisura. Por madhësia e malit u detyrohet edhe njerëzve dhe këngëve të tyre. Është e pamundur të jesh në..

botuar më 23-03-27 2.07.MD
Ollga Borisova

Festa e qytetit Kjustendill është një rast për të kujtuar këngëtaren Ollga Borisova

21 marsi është dita e qytetit Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore. Festa njihet si Pranvera e Kjustendillit dhe rikrijon një traditë të lashtë lokale që ndërthurte praktikat e kultit të trakëve dhe romakëve në nderimin e tyre ndaj hyjnive..

botuar më 23-03-21 11.49.PD