Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

Foto: intelligent-music.com

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.

Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:

Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.

Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.

Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.

Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Pak më shumë xhaz...

Everybody Needs A Little More Jazz – kjo është motoja e zgjedhur nga këngëtarja AnaBella – Ana Topallova dhe kompozitori Minko Llambov për koncertin e tyre. “Kjo është një dhuratë për të gjithë njohësit e ndjesisë elegante, të bukur, të hollë..

botuar më 22-12-05 5.07.MD

Lili Ivanova e mbyll turneun e saj kombëtar me një koncert në Sofje

Turneu kombëtar i legjendës së estradës bullgare Lili Ivanova kaloi me shumë interes, salla të mbushura dhe me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme "Të duam" nga publiku. Pas 31 takimeve të paharrueshme me fansat në qytetet e vogla dhe të..

botuar më 22-12-04 11.20.PD

Radio-premiera e "Iglika" – albumi i ri i Vladimir Karparov

Albumi "Iglika" ka mbledhur nëntë kompozime origjinale të saksofonistit të njohur bullgar. Çdo një prej tyre është si një pjesë e një mozaiku shumëngjyrësh dhe tregon përvojat personale dhe ngjarjet në jetën e tij në vitet e fundit. Muzika, një..

botuar më 22-12-02 7.15.PD