Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

Foto: intelligent-music.com

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.

Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:

Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.

Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.

Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.

Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Vjershat e bukura të poeteshës Petja Dubarova na prekin në “Frymën e diellit”

Më shumë se një herë kemi parë që muzika e filmit të marrë jetën e saj. Ka edhe një sërë shembujsh të tillë në kinematografinë bullgare, duke përfshirë edhe titujt më të fundit. Një vit më parë u shfaq në ekrane filmi “Petja Petjas sime” , i..

botuar më 23-01-24 10.24.PD

Konstantin Kovaçev debuton me “Rolin kryesor”

Krijuesi i ri Konstantin Kovaçev tregon se si është të debutosh në skenën muzikore me “Rolin kryesor”. Kështu titullohet kënga e tij e parë prej autori, të cilën 25-vjeçari Konstantin e incizoi kohët e fundit. Interesat e tij janë të..

botuar më 23-01-23 11.00.PD

Orkestra Simfonike e BNR e nis vitin me një premierë botërore

Me një premierë botërore, Orkestra Simfonike e BNR-së do të hapë vitin e ri 2023 me dirigjentin-mysafir Konstantin Dobrojkov. Krahas uverturës "Mbreti Lir" të Hektor Berliozit dhe Simfonisë nr. 40 të Mozartit, të cilat janë përfshirë në..

botuar më 23-01-20 11.11.PD