Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

Foto: intelligent-music.com

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.

Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:

Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.

Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.

Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.

Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Sa urrej" - një këngë e re nga projekti "Artistët që këndojnë"

Kënga më e fundit, e 36-ta me radhë nga projekti "Artistët që këndojnë" të producentit Igor Markovski titullohet "Sa urrej". Këngëtarja Mariana Popova është nga ato fytyra të njohura nga bota artistike bullgare që interpretojnë këngë të bukura të..

botuar më 24-04-09 8.15.PD
Sijana Burghard

Një vajzë e talentuar bullgare nderon vendin tonë në garat ndërkombëtare të pianos

Një vajzë 9-vjeçare bullgare nga Montana nderoi vendin tonë në një konkurs pianoje në Singapor. Ndër pjesëmarrësit e tij ishin pianistë nga Tajlanda, Hong Kongu, Malajzia, Greqia, Japonia, Kina, Indonezia dhe India. Sipas mësueses së vajzës, Nina..

botuar më 24-04-07 9.15.PD

"Për ty"

Sllavin Sllavçev prej kohësh njihet si një nga zërat më madhështor të brezit të tij në muzikën bullgare, dhe jo vetëm në sferën e rock-ut, siç duket edhe nga kënga e tij e fundit "Py ty". Ajo shënon disa momente të reja në zhvillimin e Sllavinit:..

botuar më 24-04-04 8.20.PD