"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.
Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:
Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.
Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.
Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.
Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzika nga Monk and More – projekti prej autori i pianistit dhe kompozitor të njohur bullgar të xhazit Mario Stançev, do të prezantohet më 10 janar, në një nga hapësirat e koncerteve të Operës së Lionit . Projekti do të performohet nga Mario..
Një kinema-koncert klasik i pianistes Veneta Nejnska është ngjarja e parë e vitit e organizuar nga Instituti Bullgar i Kulturës në Paris. Koncerti do të mbahet më 12 janar, në galerinë e institutit. Shfaqjet e bullgares, e cila u diplomua në klasën..
Viti 2022 doli të jetë një vit produktiv për Boris Iliev - në ditët e fundit artisti i ri prezantoi këngën e tij të re "Të mos të dua". Ky është projekti i tretë i autorit i Borisit brenda një viti. Muzika dhe aranzhimi janë të Petër Rangellovit,..
Sonte, më 31 janar, dy artistë premtues do të prezantohen sërish bashkë në një klub të kryeqytetit që ofron skenën e tij për muzikantët e rinj. Këta..