Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rock grupi “Intelligent Music Project” me një album të ri dhe turne

Foto: intelligent-music.com

"Unconditioned " - kështu quhet albumi më i ri dhe i shtatë radhazi i grupit bullgar të rock-ut “Intelligent Music Project”. Albumi tashmë u përhap në tregun muzikor dhe mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore. Në të merr pjesë përsëri Simon Phillips nga grupet “TOTO” dhe “Protocol” si baterist dhe bashkëprodhues muzikor. Vokalisti kryesor është përsëri Ronnie Romero - ylli i grupit "Rainbow". Në fakt, ky është albumi i tretë i Romeros me “Intelligent Music Project”. E reja është se në të për herë të parë ai është bashkëautor i muzikës së dy prej këngëve së bashku me Biser Ivanovin dhe Ivo Stefanovin, ndërsa tekstet janë shkruar krejtësisht nga ai.

Shikoni “New Hero”, këngën e dytë nga albumi i fundit i grupit:

Albumi "Unconditioned" është duke u prezantuar në turneun e grupit, i cili filloi më 17 gusht në Teatrin Antik në Plovdiv dhe do të përfundojë më 24 shtator në Bukuresht.

Ju kujtojmë se “Intelligent Music Project” e përfaqësoi Bullgarinë në konkursin Eurovision 2022 në qytetin e Torinos me këngën "Intention". Edhe pse nuk arriti të kualifikohej në finale, performanca bullgare mori komplimente nga publiku dhe kritikët.

Shikoni klipin e këngës “Intention”, me të cilën “Intelligent Music Project” u shfaq në “Eurovision” 2022.

Grupi “Intelligent Music Project” është krijuar në vitin 2012, me idenë e Milen Vrabevskit, i cili me profesion është mjek, por ka ide të mahnitshme muzikore dhe talent për të bërë muzikë dhe për të mbledhur njerëzit e duhur. Ai dhe fondacioni i tij “Kujtesa Bullgare” ka ndihmuar jo një herë minoritetin bullgar në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva


Më shumë nga rubrika

Dirigjentja e Korit të Fëmijëve të BNR-së Venecia Karamanova u nderua me një urdhër shtetëror të Japonisë

Në një ceremoni zyrtare në Ambasadën e Japonisë në Bullgari, Ambasadori i Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë Narahira Hiroshi i dorëzoi kryedirigjentes së Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare - maestro Venecija Karamanova urdhrin shtetëror japonez..

botuar më 23-02-03 6.24.MD

“Moj vashë” e DJ Tisho dhe “Zërave të traditës” është numri 1 në listat ndërkombëtare të muzikës së vallëzimit, shtëpisë dhe elektronike

Një këngë bullgare është në vendin e parë në një renditje ndërkombëtare për muzikë kërcimi, shtëpie dhe elektronike. Platforma e njohur franceze Promo Club i dha vendin e parë për muajin janar 2023 remiksit të këngës “Moj vashë”, të realizuar nga..

botuar më 23-02-03 3.00.MD

YO-YO Band me albumin e parë

Dy nga muzikantët më aktivë dhe më të dashur të xhazit në Bullgari filluan një projekt të përbashkët - YO-YO Band dhe prezantuan albumin e tyre të parë me të njëjtin titull. Premierë e YoYo – xhaz projekt Jocov-Josifov Nën..

botuar më 23-02-02 11.45.PD