Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk pritet tejkalim i të ardhurave buxhetore deri në fund të vitit 2022

Rosica Vellkova
Foto: BGNES

E vetmja mënyrë për të financuar shpenzimet e jashtëzakonshme deri në fund të vitit është kursimi, pasi nuk pritet tejkalim i të ardhurave buxhetore. Ministrja e Financave Rosica Vellkova u tha gazetarëve se teprica e të hyrave në buxhet nga mesi i vitit dhe nivelet e ulëta të shpenzimeve kapitale për periudhën janë suficit i përkohshëm, ndërsa shpenzimet kapitale janë kryesisht nga fondet e BE-së, transmetoi BTA.

Sipas Vellkovës, do të ketë kursime nga shpenzimet kapitale, por ato do të jenë të pakta, po presin edhe rreth 35 milionë euro shpenzime të paparashikuara - për zgjedhjet e ardhshme dhe për strehimin e refugjatëve ukrainas.

Në vitin 2022, rritja e PBB-së do të jetë 2.9 për qind, dhe vitin e ardhshëm - 2.2 për qind.

Nga 5.2 miliardë eurot e votuara në parlament për borxhin publik, deri më tani janë tërhequr 900 milionë euro. Sipas programit të përditësuar fiskal, deficiti për vitin 2022 do të jetë 4.1 për qind e PBB-së së vlerësuar dhe për sektorin “Qeverisja Shtetërore” deficiti është 6 për qind e PBB-së. Për vitin 2023, parashikimi është për një deficit prej 6,8 për qind të PBB-së për programin e përditësuar fiskal dhe për një deficit prej 6,4 për qind për sektorin “Qeverisja Shtetërore”, theksoi Rositsa Vellkova.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët jashtë vendit dërgojnë gjithnjë e më shumë para në vendin tonë

Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare..

botuar më 24-01-24 6.10.PD
Foto: EVN Bullgari

Po rritet interesi për makinat elektrike në Bullgari

Pavarësisht çmimit të lartë dhe numrit të pamjaftueshëm të stacioneve të karikimit dhe infrastrukturës përkatëse, makinat elektrike po gëzojnë një interes në rritje në Bullgari, thekson faqja e internetit Investor BG .  Sipas një referimi të botimit..

botuar më 24-01-21 8.50.PD
Vetëm 8 për qind e eksporteve bullgare në BE janë nga uji dhe ajri, dhe pjesa tjetër nga toka, kryesisht nëpërmjet transportit automobilistik.

Biznesi i pakënaqur me pranimin e Bullgarisë në Shengen vetëm nga ajri dhe uji

Vendimi i Komisionit Evropian për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen në fund të marsit 2024, shkaktoi reagime të ashpra në vendin tonë. Presidenti Rumen Radev tha se po hyjmë në vitin 2024 me ndjenja të përziera dhe zgjidhje gjysmake – gjysmë..

botuar më 24-01-19 7.25.PD