Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofia lights – një realitet magjik në park

Foto: park-vrana.com

Imagjinoni mundësinë për t'u rrethuar nga natyra, vetëm pak kilometra nga zemra e qytetit të madh, dhe ndjeni përjetësinë dhe qetësinë që të jep një ndjenjë të mundësisë për të nesërmen.Ndjenja se drita është aty duke të pritur…


Pikërisht këtë na propozojnë për vit të dytë të radhës në parkun “Vrana”, instalimet e dritave Sofia lights, vepër e ekipit të Urban Creatures. Tanimë dhjetë vjet ata krijojnë disa nga pikturat murale më mbresëlënëse të grafiteve nëpër godina private, duke bërë festivale dhe duke punuar për një mjedis urban më të bukur në Sofje. Një pamje urbane më komunikuese me njerëzit dhe kohën në të cilën jetojmë.

Nga data 1 deri më 8 shtator projekti i tyre i fundit Sofia Lighs na çon larg nga betoni, mes natyrës, të cilën e ndriçojnë kështu që të mund të shikojmë veten. Jasen Geshev i cili qëndron pas projektit, pohon se vështirë mund t’i shpjegojë instalimet me fjalë, por është kategorik se ato janë për njerëz të cilët kërkojnë pushim dhe meditim.

Jasen Geshev

“Sepse u lodhëm. Disa vitet e fundit mënyra e jetesës së njerëzve ndryshoi shumë. Lidhja primare me natyrën dhe me anën shpirtërore u ndërpre dhe hymë në një shfletim të pikturave online. Dhe në një moment të caktuar, më në veçanti në kohën e pandemisë ne i thamë vetes - mjaft kaq, u lodhëm. Duam të bëjmë diçka, e cila është për njerëzit si ne, të cilët duan të pushojnë nga vërtitja e tokës. Dhe doli se, nuk jemi vetëm dhe shumë njerëz kanë po këtë nevojë. Më e rëndësishmja për mua është se çfarë nuk është Sofia Lights - nuk  përbën një shfaqje apo hartografi, nuk përbën një festë apo koncert. Kjo është diçka që është shumë meditative dhe shumë personale dhe gjërat që krijojmë kuptohen në mënyrë tepër individuale nga çdo një njeri i veçantë në varësi të akumulimeve që ka për perceptim”- thotë përpara Radio Bullgarisë Geshev.


Sivjet vizitorët do të mund të provokojnë akumulimet e tyre personale çdo mbrëmje midis orës 21:00 dhe 00:00 përmes tri instalimeve të reja të dritës - “Megalit”, “Pranueshmëri” dhe “Xixëllonja”. Kurse për shkak të interesit të madh do të tregohet përsëri dhe instalimi “Fijet e padukshme”.

“Vet arti rastis në kokën e njeriut, i cili është zhytur në këto instalime”- thotë ai. Titujt janë thjesht një mënyrë  për një komunikim më të lehtë, por realisht ato janë të bashkuar nga një përjetim i përgjithshëm, për të cilin një meritë të madhe ka dhe vendi.

“Parku “Vrana” është një vend shumë i veçantë, i krijuar në vazhdim të 120 vjetëve, dhe i kujdesur dhe administruar dhe sot. Aty ka një dridhje të jashtëzakonshme që e bën kohën të ndalojë. Dhe në fakt ne e përdorim natyrën dhe këtë energji, që të mbi ndërtojmë frymën me instalimet të cilat i kemi krijuar, kurse rezultati është me të vërtetë marramendës”.


Parku është një vepër e vërtetë e artit të parkut të peizazhit, e krijuar në Bullgari në gjysmën e parë të shekullit të 20-të, si pjesë e rezidencës verore periferike të mbretërve bullgarë Ferdinand I dhe Boris III, me një sipërfaqe totale prej 140 hektarëve. Për sa i përket cilësive të tij artistike ai mund të rivalizojë me parqet e njohura të peizazheve, të krijuara në Evropë gjatë shekullit të 19. Gjithçka në park është projektuar në forma të përafërta me ato natyrore, gjë që është karakteristikë për shumicën e parqeve evropiane në të kaluarën. Emri i parkut lidhet me dashurinë e Princit Ferdinand për ornitologjinë dhe tregimi thotë se ai u emërua sipas zogut të parë që zbarkoi në pallat, që ishte një sorrë. Gjatë vitit 2001 prona është dhuruar nga Simeon Sakskuburgotski  Bashkisë së Sofjes. Sot, parku është shtëpia e 821 llojeve të pemëve, shkurreve dhe bimëve barishtore, disa prej të cilave kërcënohen me zhdukje.Të gjithë ato do të jenë sërish shtëpia e Sofia lights deri më 8 shtator.

“Ka klishe të shumta mbi temën dritë. Drita është një metaforë shumë e fortë për mirësinë, për Zotin, për Dashurinë dhe në fakt drita nuk ka pse të shkëlqejë. Nëse ka një dritë shumë të vogël në rreth 100 metra prej teje, ajo vihet re dhe kjo metaforë më pëlqen shumë për ditën moderne. Dritat e vogla të së mirës vihen re prej shumë larg dhe ne e perceptojmë dritën pikërisht në këtë kontekst - nuk është e nevojshme që ajo të ndriçojë çdo gjë përreth, por të jetë diçka e cila thjeshtë të qëndrojë aty dhe të vërehet nga larg”- thotë Jasen Geshev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, sofialights.com, urbancreatures.bg, park-vrana.com, artsofia.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja .  Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..

botuar më 24-04-08 7.30.PD

Monumenti i vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi do të jetë një qendër bashkuese ndërkombëtare në qytetin spanjoll Malaga

Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..

botuar më 24-04-05 4.55.PD

Ku janë librat e mi të fëmijërisë, më thuaj, o sanduku im i pluhurosur*

“Dikur në Bolonja ndërtuan një pallat akulloresh pikërisht në Sheshin e Madh dhe fëmijët vinin nga larg për të ngrënë akullore” – me këto fjalë fillon tregimi “Pallati prej akulloreje” nga libri “Përralla në telefon” të autorit Gianni Rodari, një nga..

botuar më 24-04-02 7.30.PD