Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët tashmë kombinojnë punën në distancë me një pushim detar në një fushues

Foto: Pexels

Kush është ai i cili nuk ëndërron që dita e tij e punës të kalojë pas stres dhe tension në bregun e detit në sfondin e përplasjes së dallgëve? Del se këto nuk janë ëndrra, por një realitet për një pjesë gjithnjë e më të madhe bullgarësh. Pandemia imponoi rregulla të reja në botën e biznesit. Tani gjithnjë e më shumë punëdhënës bullgarë ofrojnë mundësi për një punë në distancë për nëpunësit e vet, kurse kjo nga ana e vet ndikon mjaft mirë mbi turizmin dhe kohën e lirë.

Trendi workation (nga kombinimi i fjalëve punë dhe pushim në anglisht) po fiton popullaritet këtë sezon edhe në Bullgari.Këtë eripohon anketa e platformës më të madhe për një turizëm të kampingut tek ne - Karavani.bg. Për 71% nga të anketuarit, përveç një motivacion të kombinojnë punën me pushim në kamping është mundësia për të rimbushur bateritë, për të shpëtuar nga rutina, për të udhëtuar dhe për të vizituar vende të ndryshme pa pasur nevojë të dalin me leje. 

Platforma raporton një rritje të ndjeshme të rezervimeve deri në fund të shtatorit, gjë që do të zgjasë sezonin veror në kampingjet tona këtë vit. “Në krahasim me vitin e kaluar, rezervimet për muajin shtator janë dyfish më shumë dhe pritshmëria jonë është që ato të rriten deri në trefish në krahasim me vitin 2021”, komentoi për BTA krijuesi i platformës Nikollaj Nekov. Mbi 60% nga pjesëmarrësit në anketë deklarojnë se, nëse kishin mundësi do të punonin në distancë nga deti për një periudhë prej një muaji por madje dhe më gjatë. Kurse destinaciont më të njohura për pushim me fushues tek ne këtë verë janë kampingjet nëpër Bregdetin tonë Jugor të Detit të Zi, më tepër në rajonin rreth vendpushimeve Kiten dhe Llozenec.

Kohët e fundit po vihet re edhe një tendencë tjetër - gjithnjë e më shumë kompani preferojnë t’i dërgojnë nëpunësit e vet të punojnë e të pushojnë bashkë në fushues. Ky lloj pushimi dhe pune të ekipit në fushues ka një efekt të madh në marrëdhëniet brenda ekipit dhe përmirëson aftësinë e punës së punonjësve. Dhe ata, nga ana e tyre, vlerësojnë shumë këtë shtesë, e cila forcon besnikërinë e tyre ndaj kompanisë.

Prandaj nga platforma online deklaruan se deri në fund të këtij sezoni do t’u ofrojnë një shërbim të ri kompanive me një të menduar përparimtar - tu ofrojnë nëpunësve të vet dhe familjeve të tyre pushim me fushues në Bullgari.

Mbi temën mund të lexoni materialet e Radio Bullgarisë sa vijojnë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Pexels, karavani.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ski pistat e Borovecit janë të hapura për skiim natën

Dashamirët e sporteve dimërore nga sot do të mund të bëjnë ski natën në kompleksin turistik “Borovec” në malin Rilla. Në dispozicion të tyre do të jenë dhjetë pista të ndriçuara sipas niveleve të ndryshme të vështirësisë – jeshile, e kuqe, e..

botuar më 24-01-12 6.05.PD

Gazetat britanike rekomandojnë Plovdivin si një vend për turizëm dhe "la dolce vita"

Qyteti më i vjetër në Evropë është magjik dhe ndodhet në një vend ku nuk e prisni aspak, shkruan botimi britanik “The Times” në një artikull të gjerë për Plovdivin. "Plovdivi i mbushur me art do t'ju befasojë me kombinimin e tij të artit të..

botuar më 24-01-10 9.46.PD
Shtëpia malore „Mazallat“

Shikoni cilat janë shtëpitë më të mira malore bullgare për vitin 2023

Mbi 25 mijë bullgarë votuan në konkursin “Shtëpia malore e vitit – 2023”, i cili përfundoi pak ditë më parë. 70 shtëpi malore dhe strehimore, të vendosura në disa nga cepat më të bukur të maleve bullgare, konkurruan për çmimin prestigjioz. Ideja e..

botuar më 23-12-30 12.15.MD