Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Georgi Gospodinov prezanton romanin e tij "Strehim kohe" në Nju Jork

Foto: Facebook / @Georgi Gospodinov

Të kthehesh aty, ku ka filluar çdo gjë. Pikërisht këtë do të bëjë një nga autorët më të njohur bullgar dhe me një njohje botërore Georgi Gospodinov me romanin e tij të fundit “Strehim kohe”. Më 7 shtator Biblioteka Publike e Nju Jorkut do të hapë sezonin e vet letrar me premierën e botimit amerikan të romanit “Strehim kohe” dhe një diskutim me autorin. Moderator i takimit është Valentina Izmirlieva, profesoreshë në universitetin e Kolumbisë dhe studiuese e Mesjetës. 

Në vitin 2017, shkrimtari bullgar fitoi një bursë - një qëndrim njëvjeçar në Qendrën prestigjioze Kulman të Bibliotekës së Nju Jorkut, e cila mbledh studiues dhe shkrimtarë nga e gjithë bota.

Vetë biblioteka dhe aktivitetet e kryera nga ekipi e renditin atë ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në Shtetet e Bashkuara. Pikërisht aty Gospodinov filloi punën e tij për "Strehim kohe", që u botua në Bullgari në vitin 2020.Gjatë vitit tjetër libri doli në përkthim në italisht, gjermanisht, frëngjisht, polonisht dhe në gjuhën daneze, kurse gjatë kësaj pranvere u botua dhe në Shtetet e Bashkuara nga shtëpia botuese Liveright në përkthim të Anzhela Rodel.  Në recensionin e vet, "New York Times" e cilësoi librin si prekës dhe inteligjent dhe theksoi aftësinë mjeshtërore të bullgarit për të shkruar me zgjuarsi, duke e përqendruar vëmendjen tonë tek dhuna që ushtron e kaluara mbi të tashmen tonë.

Gazeta britanike “Guardian” zgjodhi romanin bullgar si librin e ditës.

Në të njëjtën kohë, u bë e qartë se Georgi Gospodinov është shkrimtari i ftuar i zgjedhur sivjet i Institutit "Hariman" në një nga universitetet më prestigjioze në botë - Universitetin e Kolumbisë, ku do të mbajë një seminar brenda një muaji.Mundësia e radhës për një takim personal me shkrimtarin bullgar më të përkthyer që do të kenë adhuruesit e tij është më 2 tetor në Festivalin Letrar në Bruklin. Sivjet Georgi Gospodinov do të marrë pjesë në debatin, kushtuar kujtesës dhe kohës - dy nga temat më të rëndësishme në krijimtarinë e tij.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Facebook / @Georgi Gospodinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shkolla bullgare

Nxënës krijuan portrete avangarde të Apostullit të Lirisë

Portretet Popart të Vasill Levskit, të frymëzuara nga vepra e artistit Andy Warhol, janë krijuar nga nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në shkollën bullgare "Dr. Petër Beron" në Reding. "Nxënësit tanë e njohin mirë punën e Andy Warhol dhe për këtë arsye..

botuar më 24-02-18 8.30.PD
Foto: facebook.com/Stefanivanov1987

Artisti Stefan Ivanov hap një ekspozitë në qytetin çek Mlada Boleslav në mars

Nuk ka shumë bullgarë që mund të mburren me njohuri të jashtëzakonshme të historisë së një prodhuesi automobilistik. I tillë është Stefan Ivanov, i lindur në Drjanovo - krijues i një historie të ilustruar të markës Skoda. Më 16 mars të këtij viti, ai..

botuar më 24-02-17 9.30.PD
Margarita Stojkova

Tre tituj prezantojnë Bullgarinë në programet e "Berlinale"

Këtë vit Bullgaria do të marrë pjesë edhe në festivalin prestigjioz të filmit "Berlinale" në Berlin, njoftoi Qendra Kombëtare e Filmit. Aktorja e re Margarita Stojkova do të prezantohet në Shooting Star, për rolin e saj në filmin "Diada". Sevda..

botuar më 24-02-15 9.30.PD