Më 8 shtator, kur festojmë Lindjen e Virgjëreshës së Bekuar, e njohur edhe si Virgjëresha e Vogël, drejtojmë vështrim drejt luginës së bukur të lumit Gabrovnica, ku gjendet manastiri Osenovllashki “Shën Mëria”, më i njohur si “Shtatë Fronet”. Sot drejt vendit të shenjtë drejtohen mijëra adhurues për të lutur mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Nënës së Zotit. Lindja e Virgjëreshës është një nga tre festat e mëdha kushtuar Virgjëreshës Mëri dhe gjithashtu ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Prandaj, në të gjithë vendin, në tempuj e manastire kryhen liturgji solemne, në të cilat besimtarët me shpresë dhe besim i luten Nënës së Zotit.
Në manastirin Osenovllashki lutësit vijnë akoma që në mbrëmjen përpara festës në një vigjilje mesnate për t'i kërkuar Nënës së Zotit shërimin dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre.
Mund të shihni se si duket manastiri në publikimin e Radio Bullgarisë Manastiri “Shtatë Fronet” pranon pelegrinë edhe gjatë dimrit
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: welcome.bg
Më 11 mars Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shenjtorit Sofronij, peshkopi i Vracës. Ky letrar dhe iluminist i Rilindjes Kombëtare Bullgare konsiderohet mbrojtësi qiellor i qytetit Vraca të Bullgarisë Veriperëndimore dhe i dioqezës, dhe..
Kreshma në 2023 fillon më 27 shkurt - të hënën pas ditës së Sirni Zagovezni (Të Lidhurit e Djathit). Kreshma zgjat shtatë javë dhe përfundon një ditë para Pashkëve ortodokse, këtë vit më 16 prill. Agjërimet e Pashkëve, të quajtura edhe të..
E diela pas të Lidhurit të Mishit është dita e fundit në të cilën kushdo që vendos të ndjekë Kreshmën e Madhe sipas kalendarit ortodoks shijon bulmetrat, peshkun dhe vezët. Prandaj, të Dielën e të Lidhurit të Djathit, para se të vazhdohet me..