Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Lindjes së Virgjëreshës në manastirin Osenovllashki "Shtatë Fronet"

Foto: welcome.bg

Më 8 shtator, kur festojmë Lindjen e Virgjëreshës së Bekuar, e njohur edhe si Virgjëresha e Vogël, drejtojmë vështrim drejt luginës së bukur të lumit Gabrovnica, ku gjendet manastiri Osenovllashki “Shën Mëria”, më i njohur si “Shtatë Fronet”. Sot drejt vendit të shenjtë drejtohen mijëra adhurues për të lutur mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Nënës së Zotit. Lindja e Virgjëreshës është një nga tre festat e mëdha kushtuar Virgjëreshës Mëri dhe gjithashtu ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Prandaj, në të gjithë vendin, në tempuj e manastire kryhen liturgji solemne, në të cilat besimtarët me shpresë dhe besim i luten Nënës së Zotit.

Në manastirin Osenovllashki lutësit vijnë akoma që në mbrëmjen përpara festës në një vigjilje mesnate për t'i kërkuar Nënës së Zotit shërimin dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre.

Mund të shihni se si duket manastiri në publikimin e Radio Bullgarisë Manastiri “Shtatë Fronet” pranon pelegrinë edhe gjatë dimrit

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: welcome.bg 

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e Kryeengjëllit Mihaill në Manastirin “Shën Kryeengjëll Mihaill” pranë fshatit Kokaljane

Më 8 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare kremton luftëtarët qiellorë të dritës dhe të drejtësisë, të cilët sjellin lutjet e shenjtorëve përpara Zotit. Këta janë kryeengjëjt Mihaill, Gavriill, Rafaill, Uriill, Sallatiill,Jehudiill dhe Varahaiill. Për..

botuar më 22-11-08 5.55.PD

Dita e Iluministëve po vazhdon të na kujtojë kuptimin e spiritualitetit dhe identitetit tonë kombëtar

I quajnë iluministë, sepse e zgjojnë shpirtin bullgar dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare, e ndezin vetëdijen dhe përkatësinë në komunitet, e rrënjosin besimin për t’i bashkuar bullgarët. Ideja për t'u dhënë respekt iluministëve lindi 100 vjet..

botuar më 22-11-01 6.05.PD

Amaneti i Shën Joan Rillski është rruga drejt bashkimit të bullgarëve

Në prag të festës së mbrojtësit qiellor të Bullgarisë, Shën Joan të Rilës, qindra të krishterë ortodoksë i drejtohen manastirit të themeluar prej tij në zemër të malit Rila për një vigjilje gjithë natën. Manastiri i Rilës ruan lipsanet e..

botuar më 22-10-19 8.42.PD