Më 8 shtator, kur festojmë Lindjen e Virgjëreshës së Bekuar, e njohur edhe si Virgjëresha e Vogël, drejtojmë vështrim drejt luginës së bukur të lumit Gabrovnica, ku gjendet manastiri Osenovllashki “Shën Mëria”, më i njohur si “Shtatë Fronet”. Sot drejt vendit të shenjtë drejtohen mijëra adhurues për të lutur mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Nënës së Zotit. Lindja e Virgjëreshës është një nga tre festat e mëdha kushtuar Virgjëreshës Mëri dhe gjithashtu ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Prandaj, në të gjithë vendin, në tempuj e manastire kryhen liturgji solemne, në të cilat besimtarët me shpresë dhe besim i luten Nënës së Zotit.
Në manastirin Osenovllashki lutësit vijnë akoma që në mbrëmjen përpara festës në një vigjilje mesnate për t'i kërkuar Nënës së Zotit shërimin dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre.
Mund të shihni se si duket manastiri në publikimin e Radio Bullgarisë Manastiri “Shtatë Fronet” pranon pelegrinë edhe gjatë dimrit
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: welcome.bg
Më 22 shtator të vitit 1908 për herë të parë tingëlloi Himnin e Pavarësisë, i krijuar pikërisht në ditën kur u shpall solemnisht Pavarësia e Bullgarisë në qytetin Veliko Tërnovo. Kjo ishte një ditë në të cilën i gjithë vendi po festonte, ndërsa në..
Dita e Kryqit (Krëstoden), të cilën Kisha e feston më 13 dhe 14 shtator si Dita e Lartësimit të Kryqit të Nderuar, është një nga festat më të mëdha të krishtera, që festohet me solemnitet të veçantë. Në këtë ditë të rëndësishme për të krishterët,..
Çdo e diele e parë e shtatorit i kushtohet festimit të një kureshtjeje unike turistike në Bullgari - hekurudhës me binarë të ngushtë "Septemvri-Dobrinishte". Fillimi është vënë nga Shoqata Civile “Për linjën me binarë të ngushtë” dhe kryetari i saj..