Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Lindjes së Virgjëreshës në manastirin Osenovllashki "Shtatë Fronet"

Foto: welcome.bg

Më 8 shtator, kur festojmë Lindjen e Virgjëreshës së Bekuar, e njohur edhe si Virgjëresha e Vogël, drejtojmë vështrim drejt luginës së bukur të lumit Gabrovnica, ku gjendet manastiri Osenovllashki “Shën Mëria”, më i njohur si “Shtatë Fronet”. Sot drejt vendit të shenjtë drejtohen mijëra adhurues për të lutur mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Nënës së Zotit. Lindja e Virgjëreshës është një nga tre festat e mëdha kushtuar Virgjëreshës Mëri dhe gjithashtu ndër 12 festimet më të mëdha fetare në kalendarin e kishës. Prandaj, në të gjithë vendin, në tempuj e manastire kryhen liturgji solemne, në të cilat besimtarët me shpresë dhe besim i luten Nënës së Zotit.

Në manastirin Osenovllashki lutësit vijnë akoma që në mbrëmjen përpara festës në një vigjilje mesnate për t'i kërkuar Nënës së Zotit shërimin dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre.

Mund të shihni se si duket manastiri në publikimin e Radio Bullgarisë Manastiri “Shtatë Fronet” pranon pelegrinë edhe gjatë dimrit

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: welcome.bg 

Më shumë nga rubrika

Maja Shipka është sinonim i Bullgarisë dhe i lirisë

Bullgaria feston 145 vjet nga Epopeja e Shipkës - beteja heroike gjashtë ditore në të cilën ushtarët vullnetarë vendas dëshmuan se liria nuk është një dhuratë, por është e fituar me gjakun dhe sakrificën e mijëra bullgarëve. Në majën Stara..

botuar më 22-08-20 5.55.PD

Vëllazëria e Bardhë dhe Vallja e Diellit në Rilla

Qindra njerëz me veshje të bardha, të renditur në formën e një rrethi janë duke vallëzuar me shikim drejtuar diellit - këtë pamje të paharrueshme do ta shohë kushdo që viziton Shtatë Liqenet e Rillës në gusht. Rituali quhet “Paneuritmia” dhe përmes..

botuar më 22-08-19 8.30.PD

Nderojmë Nënën e Zotit

Fjetja e Hyjlindëses, e quajtur ndryshe edhe Nëna e Madhe e Zotit, është një nga festat më të mëdha verore, të cilën Kisha jonë e kremton gjithmonë më 15 gusht (28 gusht, sipas stilit të vjetër). Festa e ka origjinën në Kishën e Jerusalemit dhe..

botuar më 22-08-15 5.55.PD