Klarinetisti bullgar me famë botërore Ivo Papazov-Ibrjama shtoi çmimin e radhës ndaj koleksionit të vet. Talenti i tij i padiskutueshëm u vlerësua me çmimin e madh të festivalit ndërkombëtar për muzikë botërore dhe elektronike WOMEX 2022. Çmimi jepet që nga viti 1999 për arritje të jashtëzakonshme në muzikë në shkallë globale, përsosmëri muzikore, rëndësi shoqërore, ndikim dhe kuptim të përgjithshëm. Bullgari dallohet për stilin e tij të paimitueshëm dhe aftësinë për të trazuar dhe emocionuar shpirtrat e njerëzve me përzierjen e jashtëzakonshme të ritmeve ballkanike dhe rome, me elemente të muzikës xhaz dhe rok.
Më 23 tetor, Ibrjama së bashku me orkestrën e tij, do të performojë një koncert në Teatrin Komunal të Lisbonës, ndërtesa e të cilit është një nga simbolet e qytetit për 125 vjet.Në hapjen e edicionit të sivjetshëm të Festivalit të Arteve Apollonia në qytetin Sozopoll, virtuozi mori çmimin e madh “Apollon Toksoforos” dhe festoi jubileun e tij 70 vjeçar me një koncert në skenën në qytetin turistik.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..