Rusia duhet të tërheqë pajisjet e saj ushtarake nga termocentrali bërthamor i Zaporozhies dhe të ndalojë luftën në Ukrainë – këtë e ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, vihet në dukje në një njoftim të Pallatit Elysee. Kërcënimi për centralin bërthamor rrjedh kryesisht nga prania ushtarake ruse në zonë, tha Macron. Sipas mesazhit nga Kremlini, Putin e ka fajësuar ushtrinë ukrainase për bombardimet dhe ka paralajmëruar për "pasoja katastrofike" të mundshme.
Duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur një zonë e sigurisë bërthamore dhe fizike rreth termocentralit bërthamor “Zaporizhie” dhe konsultimet për këtë tashmë kanë filluar, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia është përgjegjëse për ndërprerjen masive të energjisë në Ukrainën lindore që preku 5 rajone.
Zelenski i tha CNN se ai nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin sepse nuk mund të zhvillohet një dialog me "ata që lëshojnë ultimatume".
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase ka çliruar 20 vendbanime të reja, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..