Mitropolia e Dorostolit i propozoi Sinodit të Shenjtë që Patriarku i Parë bullgar Damjan të shpallet shenjtor, njoftoi Mitropoliti Jakov.
Pas vdekjes së Mbretit Simeon, gjatë sundimit të pasardhësit të tij Mbretit Pjetri në 927 u arrit paqja me Bizantin . Më pas Kryepeshkopata bullgare u ngrit në gradën e patrikanës. Patriark i parë u shugurua Damjani, selia e të cilit ishte Dorostoll ose qyteti i sotëm Silistra. Besohet se një varr i gjetur vite më parë në një nga bazilikat e Silistrës është ai i Patriarkut Damjan.
Sot, rrënojat e Kishës së Katedrales dhe Pallatit Patriarkal janë në ajër të hapur me akses të lirë për t’u vizituar, por vetë varri është i mbuluar për qëllime konservimi.
Shën Ivan Rillski jetonte në shekullin e X. Edhe më sot ai konsiderohet mbrojtësi qiellor i bullgarëve. Prandaj aty ku shenjtori ndalej për të kreshmuar dhe për të lutur, ndërtoheshin shenjtërore dhe kisha për nder të tij. Të shpërndarë në skaje të..
Deri në fund të muajit në Muzeun Etnografik Rajonal në Plovdiv do të paraqitet një koleksion interesant i etnologut Dr. Ilija Vëlev. Ekspozita “Kur djali bëhet burrë... Ushtria gjatë “atyre” 45 viteve” është rezultat i kërkimit të tij afatgjatë në..
Në periferi të Sofjes, rreth 7 km në verilindje të qytetit, ku lumenjtë Vlladajska dhe Perllovska takohen përpara se të derdhen në Iskër, ndodhet Manastiri i Obradovskit. Ai është ndër manastiret më të vjetra të njohura rreth kryeqytetit të sotëm..