Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Propozojnë që patriarku i parë bullgar të shpallet shenjtor

Rrënojat e Bazilikës Patriarkale të Drësterit (Silistra e sotme) në brigjet e Danubit
Foto: ilovebulgaria.eu

Mitropolia e Dorostolit i propozoi Sinodit të Shenjtë që Patriarku i Parë bullgar Damjan të shpallet shenjtor, njoftoi Mitropoliti Jakov.

Pas vdekjes së Mbretit Simeon, gjatë sundimit të pasardhësit të tij Mbretit Pjetri në 927 u arrit paqja me Bizantin . Më pas Kryepeshkopata bullgare u ngrit në gradën e patrikanës. Patriark i parë u shugurua Damjani, selia e të cilit ishte Dorostoll ose qyteti i sotëm Silistra. Besohet se një varr i gjetur vite më parë në një nga bazilikat e Silistrës është ai i Patriarkut Damjan.

Sot, rrënojat e Kishës së Katedrales dhe Pallatit Patriarkal janë në ajër të hapur me akses të lirë për t’u vizituar, por vetë varri është i mbuluar për qëllime konservimi.


Më shumë nga rubrika

Me makete letre, Aleksandër Predov tregon historinë e blloqeve të paneleve në vendin tonë

Fondet në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, të destinuara për rinovimin e ndërtesave të banimit, janë në përmasë 1.4 miliardë leva. Kjo shumë mund të mjaftojë për rinovimin e rreth 1000 ndërtesave të mëdha në Bullgari. Sipas..

botuar më 22-12-18 2.05.MD

Patriarkana Bullgare njohu Kishën e Maqedonisë së Veriut

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare deklaroi se "pranon me gëzim tomosin e dhuruar nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila ia jep autoqefalinë Kishës Ortodokse në Maqedoninë e Veriut". Kjo do të thotë se peshkopët bullgarë e njohin Kishën..

botuar më 22-12-16 11.46.PD

Një dantellë qindravjeçare hyn në muzeun e qytetit Pomorie si kujtim i shijes së rafinuar të më shumë se një gruaje bullgare

Emër i afirmuar në shkencat natyrore, me veprimtari kërkimore shumëvjeçare në fushën e kimisë analitike, pedagoge e kimisë organike në Universitetin Jugperëndimor në qytetin Bllagoevgrad - kjo është një pjesë e biografisë së shquar të Doc. Dr...

botuar më 22-12-11 1.55.MD