Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Piktorë bullgarë “jashtë kornizës” prezantojnë veprat e tyre në Paris

Foto: Facebook / Instituti Bullgar i Kulturës, Paris

“Jashtë kornizës” titullohet ekspozita e piktorëve bullgarë të lëvizjes “Art Brut”, e cila do të hapet mbrëmjen e 16 shtatorit në galerinë e Institutit Bullgar të Kulturës në Paris. Në vitin 1945, artisti Jean Dubuffet prezantoi termin “Art Brut” për artin jashtë kulturës zyrtare, dhe sot i referohet punës së artistëve autodidakt. Në ekspozitë prezantohen mbi 70 vepra - piktura, skulptura dhe gdhendje në dru, si dhe një koleksion vizatimesh të pacientëve nga arkivi i një spitali psikiatrik. Deri më tani, Bullgaria është i vetmi vend evropian që nuk ka performuar në këtë fushë. Mungojnë informacionet për artistët tanë bashkëkohorë të artit brut, kjo është arsyeja pse ata mbeten plotësisht të panjohur në qarqet ndërkombëtare.

Pas Francës, ekspozita do të shfaqet për publikun bullgar në janar 2023, në një galeri në Sofje.


Më shumë nga rubrika

John Malkovich tashmë ndodhet në Sofje dhe do të dalë në skenë

Aktori i njohur amerikan John Malkovich mbërriti në Sofje. Në datat 16, 17 dhe 18 shkurt ai do të marrë pjesë në shfaqjen “Në vetminë e fushave të pambukut” së bashku me lituanezen Ingeborga Dapkunaite në Teatrin Popullor “Ivan Vazov”. Të dy dhanë..

botuar më 23-02-14 5.43.MD

Bullgaria nderon Levskin, duke e pritur kohën për të "kthyer"

150 vjet na ndajnë nga ajo ditë e acartë shkurti, kur besimi në një popull krenar dhe të lirë u vu në trekëmbësh në periferi të Sofjes së atëhershme, sot në qendër të qytetit, për të jetuar përgjithmonë. Sepse Levski është Bullgaria! Dhe siç shkroi ai..

botuar më 23-02-14 4.41.MD

Një film tregon për zhvillimin e kujdesit shëndetësor digjital në Bullgari

"Si teknologjitë digjitale po e ndryshojnë sistemin bullgar të kujdesit shëndetësor dhe pse ky proces është thelbësor për zhvillimin e sektorit - përgjigje për këto pyetje, si dhe pyetje të tjera, jep filmi i ri dokumentar "Kodi: Jeta", i krijuar..

botuar më 23-02-12 8.15.PD