Ekspozita e parë në llojin e saj “Drita e shkronjave” do të hapet më 22 shtator në Vankuver, në provincën e Kolumbisë Britanike në Kanada. Data u zgjodh për shkak të festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë, e cila do të shënohet së bashku me komunitetin bullgar dhe autoritetet kanadeze në Vankuver.
Në qytetin kanadez do të ekspozohen 13 vepra kushtuar alfabetit bullgar me rastin e 1150 vjetorit të misionit të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij në Moravinë e Madhe.
Ekspozita “Drita e shkronjave” tashmë u prezantua në Muzeun Historik në qytetin Niagara Fols dhe në qytetin Kitçener, provinca Ontario, me ndihmën e Ambasadës së Bullgarisë në Otava, si dhe në Bashkitë e qyteteve Niagara Fols dhe kallgari, provinca Albërta. Vetë ekspozita është nga viti 2013 – e shpallur nga UNESCO si viti i Kirilit dhe Metodijit dhe krijimit të shkrimit sllav.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Sonte në orën 18:00 në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” në Sofje do të prezantojë botimin fototip me ngjyra të plota të Katër Ungjijve nga Axhar që daton nga viti 1652. Biblioteka e shtypi këtë libër të çmuar në një tirazh të..
Shkrimtarja bullgare Zdravka Evtimova mori një vlerësim të ri të lartë për talentin e saj në SHBA. Një platformë online për diskutime mes autorëve të veprave fantastiko-shkencore, fantastike dhe horror, e dalloi si më të mirin tregimin e saj me..
Deri më 26 mars, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit kanë mundësinë të shohin ekspozitën "Bota e përrallave të Ljuben Zidarovit". Mikpritësi i saj është Galeria kombëtare “Kuadrat 500”, dhe ekspozita përfshin dhjetë ilustrime të artistit të..