Ekspozita e parë në llojin e saj “Drita e shkronjave” do të hapet më 22 shtator në Vankuver, në provincën e Kolumbisë Britanike në Kanada. Data u zgjodh për shkak të festimeve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bullgarisë, e cila do të shënohet së bashku me komunitetin bullgar dhe autoritetet kanadeze në Vankuver.
Në qytetin kanadez do të ekspozohen 13 vepra kushtuar alfabetit bullgar me rastin e 1150 vjetorit të misionit të vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodij në Moravinë e Madhe.
Ekspozita “Drita e shkronjave” tashmë u prezantua në Muzeun Historik në qytetin Niagara Fols dhe në qytetin Kitçener, provinca Ontario, me ndihmën e Ambasadës së Bullgarisë në Otava, si dhe në Bashkitë e qyteteve Niagara Fols dhe kallgari, provinca Albërta. Vetë ekspozita është nga viti 2013 – e shpallur nga UNESCO si viti i Kirilit dhe Metodijit dhe krijimit të shkrimit sllav.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një urim për Krishtlindjet, një propozim martese apo një lajm për përfundimin e luftës... dhe e gjithë kjo e shkruar në një kartolinë pa zarf dhe pullë dhe e dërguar në një adresë. E kaluara duket se nuk është aq e largët sa mendojmë - na kujton..
Në një skenë të ndërtuar posaçërisht në Pallatin e Sporteve të Prishtinës nga ora 19:00 e datës 15 dhjetor, Opera e qytetit Stara Zagora do të debutojë me shfaqjen e parë të operës “Traviata” nga Giuseppe Verdi në kryeqytetin e Republikës së Kosovës...
Ngjyra magjepsëse e artit dhe zanateve iraniane do të prezantohet në Muzeun Etnografik Rajonal të Plovdivit nga 13 dhjetori. Ekspozita "Magjia e artit dhe artizanatit iranian" është me rastin e 125 vjetëve të marrëdhënieve diplomatike dhe 70..
Shkolla bullgare e fundjavës "Asen dhe Ilija Pejkovi" në Romë dhe studentët e Akademisë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit në Sofje po punojnë..