Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elena Panajotova, e cila i afron botët dhe е njeh fuqinë e imazheve

10
Foto: arkiv personal

A e dini se fotografia e parë fiks në botë është një imazh i hënës? Është bërë nga francezi Louis Daguerre në vitin 1839. Më 19 gusht të po këtij viti, metoda fotografike e shpikur prej tij - daguerreotipia - u njoh nga Akademia Franceze e Shkencave dhe Arteve të Bukura. Kështu lindi “letërsia e dukshme”, sipas fjalëve të shkrimtarit të madh argjentinas Julio Cortazar, e cila kapërceu kufijtë gjuhësorë, kulturorë, fetarë dhe etnikë. Njerëzit filluan të tregojnë histori në një foto dhe tua deklarojnë realitetin e tyre brezave të ardhshëm. Fotografia bardh e zi hyri masivisht në jetën tonë në fillim të shekullit të 20-të. Në Bullgari fotografia artistike u njoh si art në vitin 1957 dhe disa vite më vonë u hap klasa e parë e specializuar në Teknikumin e atëhershëm të Grafikës në Sofje.

Sot e konsiderojmë fotografinë si diçka krejt të zakonshme, por duke folur për artin e imazhit, “syri” i personit pas objektivit është me rëndësi të madhe. “Ajo që e sheh fotografi dhe nëse mjafton për të arritur atë nivel të magjisë, që nuk është e natyrshme në asnjë art tjetër, e përcakton vlerën” - thotë regjisorja teatrale Elena Panajotova për Radio Bullgarinë.

Pas zbulimit të fotografisë, artet pamore ndryshuan. Më e rëndësishmja, imazhet dokumentare, veçanërisht pas viteve 1990, u rehabilituan plotësisht dhe filluan të ekspozohen në galeritë kryesore krahas veprave të pikturës. Fotografia është një formë dialogu - çdo foto tregon një histori. Është një art, që e paraqet çastin e veçantë në një mënyrë në të cilën asnjë artist tjetër nuk mund të reagojë kaq shpejt. Pikërisht kjo është magjia e fotografisë. Na jep akses në vende dhe ngjarje që nuk mund të shihen në asnjë mënyrë tjetër”, thotë regjisorja.

Gjatë muajit gush Elena Panajotova dhe fotografi profesionist Atanas Kënev hapën ekspozitën e tyre të përbashkët "Larg Afrikës" në Galerinë e Arteve të qytetit të Plovdivit.


Të dy treguan momentet e tyre të kapura nga një aventurë e quajtur "Artistët për Fëmijë", një program artistik dhe social i Fondacionit DEN GRI, i drejtuar nga Elena Panajotova në Keni (2011-2017) dhe në Shiroka Llëka, Bullgari (2002-2017).

"Këto janë foto të vendeve dhe njerëzve që publiku nuk ka se si t'i shohë ndryshe, dhe ato përfaqësojnë procesin tonë të punës me mbi 5000 fëmijë dhe të rinj në rrezik dhe 300 artistë nga Afrika dhe Evropa.Ju e shihni realitetin jashtë rrugëve turistike”, na tregoi Panajotova.


Ekspozita prej 150 kuadrosh përfshin gjithashtu peizazhe nga Kenia dhe Zanzibar, dhe pikërisht ngjyrat i bëjnë ato origjinale. Sipas Atanas Kënevit drita në Keni është e ndryshme dhe unike për shkak të pozicionit të ulët të Diellit ndaj tokës rreth Ekuatorit.

Elena ia kushton ekspozitën babait të saj Panajot Panajotov, i cili për shumë vite ishte drejtor i Ndërmarrjes Shtetërore “Fotografia bullgare” në Plovdiv.

Panajot Panajotov

“Në fakt, fëmijëria ime është fotografia. Ajo më “infektoi” me magjinë që më çoi në teatër. Unë kam mësuar shumë nga babai im. Për të, fotografia ishte një mënyrë për të treguar dhe për të njohur botën rreth tij. Dhe kur fillova të udhëtoj, ishte një sfidë dhe emocion i madh të zhytesha në të ashtuquajturën “fotografi të udhëtimit” dhe përmes saj të ndaja gjithçka të përjetuar në të gjitha këto vende kaq të ndryshme dhe kaq të largëta”.

Elena Panajotova dhe Panajot Panajotov

Eksperienca fotografike “Larg Afrikës” e nisi rrugëtimin nga Plovdivi, vendlindja e Elenës dhe Atanasit, por të dy besojnë se ky është vetëm ndalesa e parë e një udhëtimi të gjatë.

Ekspozita tashmë është ftuar në Bllagoevgrad. Në fund të vitit pritet të dalë filmi i ri i regjisores Zornica Sofia “Nëna”, i cili është frymëzuar nga puna e Elena Panajotovës me fëmijë në rrezik dhe do të jetë një lexim kinematografik i realitetit nga fotot që u treguan gjatë muajit gusht në Plovdiv. Dhe qëllimi përfundimtar është një - që arti të zërë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në procesin arsimor në Bullgari. “Sepse ai në përgjithësi mund të ndryshojë mënyrën se si rriten fëmijët, që të bëhen individë krijues, të ndjeshëm, të pjekur të cilët të mund të ndryshojnë botën në të ardhmen”, është e bindur bullgarja. Por deri atëherë: "Çdo fotografi është një certifikatë pranie," siç ka thënë eseisti francez, kritiku letrar dhe filozofi i kulturës Roland Barthes .

*Në vitin 2016, programi “Artistët për Fëmijë” ishte ndër 8 projektet nga 1800 gjithsej nga e gjithë bota të mbështetura nga UNESKO-ja për të kontribuar në diversitetin kulturor në botë.

*Elena Panajotova është regjisore teatrale, producente dhe pedagoge në Bullgari dhe jashtë saj. Ka qenë profesoreshë për një kohë të gjatë në Akademinë e Arteve në Utrecht, Holandë dhe në Universitetin e Ri Bullgar në Sofje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Elena Panajotova, Atanas Kënev, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mirosllav Petkov - trumbeta e parë e Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam

Ai ka performuar në disa nga skenat më të mëdha botërore. Thotë se nuk është nga ata muzikantë që kanë emocione para shfaqjes, por kur qëndron përballë publikut të tij vendas, të Varnës, gjërat ndryshojnë. E gjithë “pesha” e famës dhe krenarisë ndihet..

botuar më 23-10-23 7.10.PD
Foto: Arkiva personale

Dr. Marin Bukov - një mendim, një Kozmos i tërë

"Guximi më i madh që një person mund të tregojë nuk është në Kozmosin e hapur, por në mendimet e tij" – këto janë fjalët e shpikësit të famshëm me origjinë bullgare dhe krijuesit të kompjuterit të parë elektronik me kujtesë rigjeneruese John Atanasoff...

botuar më 23-10-18 7.10.PD
Apostoll Karamitev

100 vjet nga lindja e aktorit të madh Apostoll Karamitev

Sot, më 17 tetor, aktori i madh bullgar Apostoll Karamitev (1923-1973) do të mbushte 100 vjeç. “Nuk mendoj të plakem. Unë dua të vdes i ri, i bukur, i gëzuar, interesant! Unë nuk do të plakem. E urrej pleqërinë. Sëmundjet. Telashet. Shqetësimet...”,..

botuar më 23-10-17 6.00.PD