Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të Partisë së Socialistëve Evropianë

Sergej Stanishev
Foto: BGNES

Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe eurodeputet bullgar Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të partisë në kongresin e ardhshëm në Berlin. Ai e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp në Sofje, duke theksuar arsyet politike për vendimin e tij. Sergej Stanishev tha se deri më tani nuk ka kërkuar mbështetje politike nga Bullgaria dhe shtoi: “Një parti nuk mund të emërojë presidentin e gjithë kësaj familjeje të madhe, por nuk mund të jesh as kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë nëse nuk ke pas një parti të fortë dhe të autoritetshme.” Eurodeputeti paralajmëroi se një fazë e re e rrezikshme po vjen për Evropën për shkak të varësisë ekonomike nga faktorët e jashtëm. “Nuk e kam fjalën vetëm për varësinë nga Rusia për sa i përket furnizimeve me gaz apo naftë”, sqaroi ai.


Më shumë nga rubrika

Marshim protestues në mbështetje të regjisorit Aleksandër Morfov

Në rrugët e Sofjes kaloi një marsh proteste në mbrojtje të shkarkimit nga Teatri Popullor "Ivan Vazov" i regjisorit të njohur dhe të dashur Aleksandër Morfov, fitues i çmimeve të shumta prestigjioze. Ai u organizua nga “Lëvizja për Kulturë” e..

botuar më 23-03-16 4.49.MD
Rosica Vellkova

Ministri i Financave: Nuk ka rrezik falimentimi i shtetit

Nuk ka rrezik as për falimentim të shtetit, as për ndërhyrje të FMN-së dhe nevojë të marrjes së borxhit të ri, tha për BNT ministrja e financave në detyrë Rosica Vellkova në lidhje me dy skenarët e botuar në mediat për parashikimin afatgjatë të..

rinovuar më 23-03-16 4.48.MD

Sulmuan Qendrën Kulturore Bullgare në Shkup

Natën e 15-16 marsit 2023, persona të panjohur hynë në objektin e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar dëme materiale në qendër, e cila u hap më 25 nëntor 2022. Pavarësisht nga motivi..

botuar më 23-03-16 3.54.MD