Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe eurodeputet bullgar Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të partisë në kongresin e ardhshëm në Berlin. Ai e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp në Sofje, duke theksuar arsyet politike për vendimin e tij. Sergej Stanishev tha se deri më tani nuk ka kërkuar mbështetje politike nga Bullgaria dhe shtoi: “Një parti nuk mund të emërojë presidentin e gjithë kësaj familjeje të madhe, por nuk mund të jesh as kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë nëse nuk ke pas një parti të fortë dhe të autoritetshme.” Eurodeputeti paralajmëroi se një fazë e re e rrezikshme po vjen për Evropën për shkak të varësisë ekonomike nga faktorët e jashtëm. “Nuk e kam fjalën vetëm për varësinë nga Rusia për sa i përket furnizimeve me gaz apo naftë”, sqaroi ai.
Bullgaria mirëpret vendimin e Parlamentit turk për ratifikimin e pranimit të Finlandës në NATO. Kështu shkroi Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në Twitter, transmeton BTA.Shpresojmë që Finlanda dhe Suedia së shpejti të jenë anëtarë të plotë të..
BE-ja mund të rikthejë tarifat doganore për importet e disa produkteve të grurit të Ukrainës. Këtë e bëri të ditur për BNR zëdhënësja e Komisionit Evropian Miriam Garsia Ferer. Kjo parashikon një klauzolë mbrojtëse që do të përfshihet në rregulloren..
Për të tretën ditë radhazi, prodhuesit e drithërave protestuan kundër importit të drithit të lirë ukrainas. Disa prej tyre bllokuan pikën kufitare pranë fshatit Kardam, duke hedhur një rimorkio plot me luledielli në rrugën drejt kufirit me..
Kryetarja e Këshillit Publik të KQZ-së, Cvetelina Peneva, u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë për parlamentin e ri, sepse prania e shtuar e..
Më 31 mars përfundon fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 prillit. Nga mesnata e 1 prillit fillon “dita e reflektimit”, në..
Nesër, më 1 prill , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje rreth 7°. Para mesditës kryesisht në veriperëndim të..