Kryetari i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe eurodeputet bullgar Sergej Stanishev nuk do të kandidojë për mandatin e katërt radhazi në krye të partisë në kongresin e ardhshëm në Berlin. Ai e bëri të ditur këtë në një konferencë për shtyp në Sofje, duke theksuar arsyet politike për vendimin e tij. Sergej Stanishev tha se deri më tani nuk ka kërkuar mbështetje politike nga Bullgaria dhe shtoi: “Një parti nuk mund të emërojë presidentin e gjithë kësaj familjeje të madhe, por nuk mund të jesh as kryetar i Partisë së Socialistëve Evropianë nëse nuk ke pas një parti të fortë dhe të autoritetshme.” Eurodeputeti paralajmëroi se një fazë e re e rrezikshme po vjen për Evropën për shkak të varësisë ekonomike nga faktorët e jashtëm. “Nuk e kam fjalën vetëm për varësinë nga Rusia për sa i përket furnizimeve me gaz apo naftë”, sqaroi ai.
“Në ditët në vijim do të hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të miratuara së fundi që krijojnë një mekanizëm për hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ne presim që ky hap vendimtar në ecurinë e reformës gjyqësore në Bullgari të ndryshojë qëndrimin e..
Nuk pres që përqafimi mes Bojko Borisovit (GERB) dhe Kiril Petkovit (“Po e vazhdojmë ndryshimin” - PP) të lindë asgjë tjetër përveç neverisë, dhe kjo nuk çon në besim dhe zgjidhje të qëndrueshme. Kështu komentoi presidenti Rumen Radev para..
Seanca e Kuvendit Popullor më 1 qershor nisi me tension, ofendime dhe përplasje fizike para foltores. Ndërhyrja e kuestorëve ishte e nevojshme. Mbledhja u ndërpre për pushim. Përshkallëzimi nisi me leximin e deklaratave parlamentare. “Vëzrazhdane” i..
Seanca plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor njëzëri e miratoi si të pranueshëm propozimin e dytë për lirim të parakohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm..
Të martën do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës mbi malet në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe aty do të ketë reshje shiu...
Deputeti i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Mirosllav Ivanov i bëri thirrje liderit të GERB-it Bojko Borisov që..