Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të sëmurët dhe të karantinuarit do të votojnë nëse ka seksione të lëvizshme

Foto: Vanja Mineva

Seksione të veçanta të lëvizshme për votuesit e infektuar me Covid-19 apo personat e kontaktit nuk do të jenë të disponueshme për zgjedhjet, pasi në vend nuk është shpallur gjendje emergjente epidemie, vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të infektuarit ose personat në kontakt me të infektuarit me Covid-19 dhe të karantinuarit te data 2 tetor do të mund të votojnë në qytetin ku janë të karantinuar në një qendër votimi të lëvizshme për personat me aftësi të përhershme të kufizuara. Ata që vuajnë nga Covid-19 ose janë në karantinë do të votojnë vetëm pasi të ketë përfunduar votimi i personave me aftësi të kufizuara të përhershme.

Krijimi i seksioneve të lëvizshme vendoset nga autoritetet komunale sipas aplikacioneve të paraqitura. Nëse nuk ka seksion të lëvizshëm, të sëmurët dhe të karantinuarit nga Covid nuk do të votojnë.


Më shumë nga rubrika

Sulmuan Qendrën Kulturore Bullgare në Shkup

Natën e 15-16 marsit 2023, persona të panjohur hynë në objektin e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar dëme materiale në qendër, e cila u hap më 25 nëntor 2022. Pavarësisht nga motivi..

botuar më 23-03-16 3.54.MD

Pesë parti dhe koalicione të sigurta për parlamentin e ardhshëm

Në javën e parë të fushatës zgjedhore, koalicioni “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” kryeson me një avantazh minimal prej 0.9 për qind ndaj GERB-SDS. Të dy formacionet marrin miratimin përkatësisht nga 26.5 për qind dhe 25.6 për..

botuar më 23-03-16 11.12.PD
Sergej Shojgu (majtas) dhe Lloyd Austin

Pas incidentit mbi Detin e Zi: SHBA do të fluturojë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar

Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë, Lloyd Austin dhe Sergej Shojgu folën me telefon në lidhje me incidentin me dronin amerikan që ra në Detin e Zi, njoftuan Reuters dhe TASS. Biseda u zhvillua me iniciativë të Shteteve të Bashkuara. Sipas një..

botuar më 23-03-16 10.22.PD