Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Mot i ngrohtë i vjeshtës

Foto: Radio Shumen

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në Sofje 2-3°. Në luginat e Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të pjesshme pas mesditës. Temperaturat maksimale do të arrijnë 18-23°, në Sofje deri në 20°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me diell me erë të lehtë. Temperaturat maksimale do të jenë 20-23°. Uji i detit është nga 15° në veri deri në 21° në jug. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 14°, në 2000 metra deri në 6°.

Të dielën do të jetë me diell dhe temperaturat do të rriten.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD
Vasill Bozhkov

Hyri në gjykatë procesi ndaj ish-bosit të lojërave të fatit Vasill Bozhkov

Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9 personave të tjerë, përfshirë zyrtarë të Komisionit të Mbyllur Shtetëror të Lojërave të Fatit, për një..

botuar më 24-04-23 2.42.MD
Dimitër Gllavçev

Qeveria do të ndjekë me përpikëri ligjin për të siguruar zgjedhje të ndershme

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të transportit dhe komunikacioneve Georgi Gvozdejkov diskutuan për përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe për deputetë evropianë të 9 qershorit 2024. Gllavçev..

botuar më 24-04-23 11.58.PD