Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kompani amerikane po tregojnë interes për projektet energjetike në Serbi


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë vizitës së tij në SHBA, për të marrë pjesë në seancën vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan.Vuçiç tha se takimi ishte shumë i hapur dhe i sinqertë dhe zgjati një orë më shumë se sa ishte planifikuar.U diskutuan çështje të rëndësishme politike, aspiratat e Serbisë dhe problemet në rajon, si dhe mundësitë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, transmeton Radio Televizioni i Serbisë”- RTS. Vuçiç theksoi se janë diskutuar edhe  projektet energjetike, duke përfshirë burimet e rinovueshme të energjisë.Sipas fjalëve të tij, dy kompani amerikane treguan interes për zhvillimin e aktiviteteve në Serbi.

Buçkovski shpjegoi se kush qëndron pas protestave antibullgare në Shkup


Pas histerisë antibullgare në Maqedoninë e Veriut – protestave dhe propozimit për referendum për anulimin e Traktatit të Miqësisë me Bullgarinë – qëndron Rusia, e cila prej kohësh po punon për destabilizimin e rajonit. Në vend, ajo mbështetet mbi faktin se çfarë mund të shkaktojë më shumë emocione, përkatësisht këto janë marrëdhëniet bullgaro-maqedonase. Kështu tha për BGNES ish-kryeministri maqedonas dhe ish kryenegociator me Bullgarinë nga pala maqedonase, Vllado Buçkovski. Duke komentuar protestat antievropiane dhe antibullgare që po organizohen në Shkup, ai shprehu besimin se nuk do të ketë kthim prapa në marrëdhëniet dypalëshe dhe Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të përmbushin propozimin francez dhe Shkupi do të përmbushë ëndrrën e tij për anëtarësim në BE. Buçkovski është optimist për marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, madje mendon se në të ardhme Komisioni i Përzier Historik do të gjejë më lehtë personalitetet e përbashkëta që na bashkojnë.Por politikani paralajmëroi se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda një nate.

Një samit i ri BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në dhjetor


Një tjetër samit i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në dhjetor.Për herë të parë, organizatori i tij pritet të jetë një nga vendet në rajon – ndoshta Maqedonia e Veriut ose Shqipëria, raportoi RTS, duke cituar burime diplomatike nga Brukseli. Sipas qarqeve diplomatike evropiane, Serbia nuk ka shanse ta mbajë takimin në nivelin më të lartë, kryesisht për shkak të mosrespektimit të politikës së jashtme të BE-së nga Beogradi në lidhje me luftën në Ukrainë. Takimi duhet të sinjalizojë përkushtimin e BE-së për Ballkanin Perëndimor me një mesazh për vendet e rajonit për të shfrytëzuar sa më shumë mjedisin politik të krijuar rishtazi në Evropë, për të zgjidhur konfliktet mes tyre dhe për të çuar përpara procesin e anëtarësimit. Në Bruksel mendojnë se, lufta në Ukrainë  ka forcuar vetëdijen në BE për rëndësinë e zgjerimit për stabilitetin e kontinentit.Kjo duket edhe nga gatishmëria e demonstruar për përparim të shpejtë në negociatat me Ukrainën dhe vendet e tjera që nuk ishin pjesë e procesit deri vonë.

Rinovimi i lidhjes me traget Qipro-Greqi po gëzon një interes të lakmueshëm


Me interes të madh dhe dy herë më shumë pasagjerë nga sa pritej, përfundoi sezoni i parë i linjës së tragetit të rinovuar Qipro - Greqi, i rikthyer pas një pauze 21-vjeçare.Përfshirja e Izraelit në rrugën e re po mendohet për vitin e ardhshëm, gjë që pritet të rrisë qëndrueshmërinë e projektit. Me tragetin janë transportuar gati 7200 pasagjerë, 2250 makina dhe motoçikleta dhe 200 kafshë shtëpiake, raportoi korrespondentja e BNR Branisllava Bobanac nga Qiproja. Trageti u hap më 19 qershor, me lundrime midis qytetit qipriot  Limasoll dhe portit grek  Pireu.Kurset detare pasagjerësh do të rifillojnë në maj 2023 dhe do të vazhdojnë deri në tetor.Linja subvencionohet nga qeveria qipriote me 5.5 milionë euro në vit.

47% e rumunëve kufizojnë shpenzimet e tyre për shkak të çmimeve të larta


Pothuajse gjysma - 47% e rumunëve kanë ulur shpenzimet e tyre vitin e fundit për shkak të rritjes së çmimeve.Këtë e tregon sondazhi "Money Matters" i kryer çdo vit nga Erste Group, raporton Radio Romania International. Të dhënat e përmbledhura tregojnë gjithashtu se 25% e rumunëve lënë mënjanë para për të investuar në arsim dhe trajnim profesional.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BuducnostSrbije/Instragram, BGNES, arkiv


Më shumë nga rubrika

Për projekt-përbërjen e kabinetit teknik dhe logjikën e situatës politike në vendin tonë

Dimitër Gllavçev, i cili u caktua kryeministër teknik, para disa ditësh prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme që do të qeverisë vendin në muajt në vijim deri në zgjedhjet “2 në 1” – për parlamentin kombëtar dhe atë evropian, të cilat do të..

botuar më 24-04-08 4.20.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Opozita turke me një fitore historike në zgjedhjet lokale Opozita në Turqi shënoi një fitore historike në zgjedhjet lokale të 31 marsit. Nga 10 zona metropolitane, vetëm 3 kanë mbetur për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të..

botuar më 24-04-05 2.06.MD
Dimitër Gllavçev dhe Rumen Radev

Zgjedhjet për PE dhe Kuvendin Popullor do të mbahen në një ditë

Më 9 qershor në Bullgari do të mbahen njëkohësisht zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor. Presidenti Rumen Radev vendimin e bëri të ditur gjatë konsultimeve me partitë politike, pasi Dimitër Gllavçev i prezantoir ministrat..

botuar më 24-04-05 12.12.MD