Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria me një paraqitje rekorde në Turneun e 10 Ndërkombëtar të Natyralistëve të rinj

Foto: neterra.net

A e dini se çfarë është parosmia(mosfunksionimi i nuhatjes)? Para se të mësoni, ne do t'ju tregojmë për disa të rinj bullgarë, të cilët jo vetëm e dinë se çfarë është ky funksion i dëmtuar i organizmit, por edhe e kanë hulumtuar dhe paraqitur në një raport shkencor.

Këta janë 12 nxënësit më të mirë të fizikës, kimisë dhe biologjisë në Bullgari, të cilët morën pjesë me dy ekipe "A" dhe "B" në Turneun e 10 Ndërkombëtar të Natyralistëve të Rinj (IYNT) në fund të gushtit në kryeqytetin e Gjeorgjisë - Tbilisi. Më shumë se 100 të rinj deri në moshën 18 vjeç nga 10 vende morën pjesë këtë vit në konkursin më të ri ndërkombëtar shkencor të këtij lloji. Të gjithë ata prezantuan eksperimentet e tyre shkencore dhe rezultatet e tyre përmes prezantimeve të përgatitura posaçërisht, për të cilat u ndanë vetëm 8 minuta dhe diskutuan përfundimet e tyre me konkurrentët dhe një juri ekspertësh. Në studion e BNR-së ishin të ftuar tre nga pjesëmarrësit e ekipit të artë "A" të Bullgarisë dhe maturantë të Shkollës së Lartë Kombëtare të Shkencave të Natyrës (NPMG) në Sofje, Javor Jordanov, Lora Serafimova dhe Nevena Bejçeva.

“Turneu ynë është më i ndryshëm nga olimpiadat në të cilat shkojmë shpesh dhe vendosen detyra, të cilat i zgjidhim në një kohë të caktuar, zakonisht 4 orë. Këtu problemet shkencore që po punojmë janë të paracaktuara dhe kemi disa muaj për t'i zgjidhur dhe hulumtuar”, shpjegon Nevena.

“Ky është një turne i ekipit hulumtues ku duhet të bësh një kërkim të vogël shkencor mbi një temë të paracaktuar. Nuk zgjidhen detyra konkrete, por kërkohen zgjidhje për probleme të caktuara kërkimore. Pas kësaj, rezultatet e studimit  prezantohen gjatë turneut nga i gjithë ekipi para dy ekipeve të tjera, të cilët bëjnë një analizë kritike të punës dhe përpara një jurie që monitoron për gabimet e bëra, çfarë është bërë dhe nëse ka qenë e mjaft e plotë dhe e thelluar. Shumë i rëndësishëm është dhe vetë prezantimi dhe sa mirë do të prezantonsh punën tënde në mënyrë të kuptueshme dhe të qartë për të tjerët. Procesi është mjaft i gjatë dhe i vështirë”- pohon ai.

Prandaj dhe ekipet kombëtare, të cilat kanë dëshirë të marrin pjesë në turne, formohen në një nivel vendas akoma gjatë muajit prill dhe fillojnë studimet dhe analizat e tyre mbi temat e shpallura. Sipas fjalëve të drejtuesit të dytë të ekipeve bullgare Nikolla Karavasilev, këto turne janë shumë të dobishme për nxënësit me një interes të thelluar në shkencat  natyrore, sepse zhvillojnë në to cilësi që sistemi arsimor bullgar rrallë i kërkon.

Kurse Llora Serafimova na zbulon një nga problemet më të studiuara nga skuadrat gjatë këtij viti.

“Si tërësi një nga temat më të prekura mbi të cilat punuam është parosmia mjaft aktuale, që shprehet në problemet me shqisën e nuhatjes. Ky është një nga efektet më shpesh të takuara anësore të COVID-19, kurse ne përgatitëm statistikë me rreth 300 veta, mbi të cilët studiuam paraqitjen e ndryshme të parosmisë dhe nxorëm konkluzionet përkatëse.”

Kështu ekipi “A” i nxënësve bullgar e ktheu vendit tonë në shtetin e parë në botë, i cili dy vite radhazi arriti të fitojë vendin e parë absolut në Turneun Ndërkombëtar të Natyralistëve të Rinj. Ekipi ynë i dytë “B” po kështu u prezantua shkëlqyeshëm dhe fitoi medalje të bronzta. Kurse në studion e Radios Kombëtare Bullgare tre mbajtësit e medaljes së artë në mënyrë kategorike deklaruan se do të vazhdojnë rrugën e vet në shkencë. Për Javorin, i cili tashmë është student i “Fizikës Teorike” në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, sfida është për të ndriçuar njohuritë njerëzore për energjinë e errët dhe materien e errët. Nevena Bejçeva është shumë e pasionuar pas gjenetikës, kurse interesat e Lorës janë në fushën e funksionimit të trurit të njeriut dhe të kujtesës.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:  neterra.net, BNR, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita Botërore e Ujit e vë theksin mbi aksesin e pabarabartë në burimet ujore

Bullgaria shënon Ditën Botërore të Ujit - 22 Mars me ngjarje të shumta në mbarë vendin. Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Ujit të OKB-së është "Uji për Paqe", duke theksuar aksesin e pabarabartë në ujë në mbarë botën dhe nevojën për të mbrojtur dhe..

botuar më 24-03-22 6.05.PD

Efikasiteti energjetik i ndërtesave: (pa)mundësia bullgare dhe standardet e reja evropiane

Nuk do të mjaftojë më ndërtimi i ndërtesave më të gjelbra, por duhet të rinovohen edhe ato ekzistuese. Ritmi i rinovimit të ndërtesave të vjetra në Bashkimin Evropian është shumë nën pritshmëritë - vetëm 1% dhe 1.5% çdo vit, por për të arritur..

botuar më 24-03-20 5.35.MD

Të rinjtë bullgarë janë ndër njerëzit më të lumtur në botë

Bullgaria është në vendin e 81-të për nga lumturia në botë , duke u përmirësuar me katër pozicione krahasuar me vitin e kaluar në studimin e Rrjetit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhje të zhvillimit të qëndrueshëm, i cili mbulon 143 vende dhe..

botuar më 24-03-20 9.16.PD