Shënohet 50 vjetori i rekordit botëror të Jordanka Bllagoeva në kërcim së larti. Arritja e 24 shtatorit 1972 është rekordi i parë botëror për atletikën bullgare. Atëherë në Zagreb të Kroacisë, atletja jonë kërceu 194 cm, duke kaluar shiritin me një rrotull barku.
Me rastin e përvjetorit në Muzeun e Sporteve në Sofje, Bllagoeva pranoi urime nga shumë kampionë, trajnerë dhe drejtues të federatave sportive. Të gjithë ata theksuan jo vetëm sukseset e mëdha të Bllagoevës në atletikë, por edhe kontributin e saj si pioniere në aerobin sportive.
Në Ditën e Familjes së Krishterë, flasim për vlerat familjare dhe familjen, si ajo varka shpëtimi në të cilën njeriu mbijeton në vorbullën e ngjarjeve botërore. Dhe dita bëhet edhe më festive kur ka njerëz si Radina Vellçeva, e cila punon për..
Pasuria e një njeriu fshihet në gjërat e vogla – fjalët, kujtimet, shija e reçelit të gjyshes. Pasuria e një populli është lidhja midis brezave, kujtesa dhe respekti në rrugën drejt një bote më të mirë, me të cilën të krenohemi. Kështu e..
Monumenti në malin Buzlluxha - një nga ndërtesat më të njohura në Bullgari – po zgjohet për një jetë të re falë 32-vjeçares Dora Ivanova. Gruaja e re arriti të bashkojë njerëz me profesione të ndryshme, bullgarë dhe të huaj, organizata qeveritare..