Kombëtarja bullgare e futbollit mundi Maqedoninë e Veriut me rezultat 1:0 në një ndeshje të tensionuar të mbushur me skena të vrazhda dhe të shëmtuara të shkaktuara nga mikpritësit. Pas një kartoni të kuq në minutën e 14-të, maqedonasit luajtën me një njeri më pak. Golin e vetëm e shënoi Kirill Despodov në minutën e 50-të. E çuditshmja është se golashënuesi më i mirë është nga qyteti Kresna e zonës gjeografike, Maqedonisë së Pirinit. Ndeshja në stadiumin e Shkupit u luajt gjatë sjelljes skandaloze të tifozëve.
Ata e pritën me fishkëllime himnin kombëtar bullgar dhe më pas kënduan kundër lojtarëve bullgarë.
Me fitoren bullgarët u renditën në vendin e dytë në grupin e katërt “C” të Ligës së Kombeve.
Bullgari Grigor Dimitrov u kualifikua lehtësisht për të nëntën herë në raundin e tretë të Australian Open. Tenisti bullgar i vendosur nën numrin e 27 në skemë mposhti Lasllo Xhere me rezultat 6:3, 6:2, 6:0, në Melburn. Ai vazhdon pa humbur asnjë..
Në datat 21 dhe 22 janar, snowboardistët më të mirë do të zbresin në Bansko për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Sllallomin Paralel për meshkuj dhe femra. Mes tyre është edhe fituesi i Globit të Madh të Kristaltë për vitin 2016, Radosllav..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov ka mposhtur rusin Aslan Karatsev në raundin e parë të Australian Open. Dimitrov triumfoi me rezultatin 7-6(3), 7-5, 6-2 dhe tani ka 13 fitore dhe vetëm një humbje në raundin e parë në Melburn. Ndër vite,..
Kapiteni i ekipit kombëtar të xhudos Ivajllo Ivanov fitoi medaljen e artë në kategorinë 90 kg në turneun Grand Prix në Almada (Portugali). Në finale..